E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma e inspektimit pritet te miratohet para gushtit

Bizneset nuk do të kenë më stresin e kontrolleve të shumta përgjatë një viti nga inspektoriate të ndryshme. Reforma e inspektoriateve thuajse është drejt fundi t dhe ligji i ri për inspektimit pritet të miratohet para muajit gusht. Sipas këtij ligji, minimizohen ditët e kontrollit nga ana e inspektoriateve, të cilët nga 33 që ishin më parë janë reduktuar në 11, për çdo ministri.

Drejtoresha e Inspektoriatiti Qendror, që do të kontrollojë 11 inspektoriatet, deklaroi gjatë një konference për këtë qëllim, se kjo reformë do të rrisë efektivitetitin e inspektimeve tek bizneset.

I pranishëm në konferencën për reformën e inspektoriateve, një nga hartuesit e ligjit, Artan Hoxha deklaroi se kjo reformë erdhi gradualisht, duke kujtuar krijimin që në krye të herës së qendrës kombëtare të regjistrimit, më pas atë të licencimit dhe hapa pas hapi deri tek gjykata administrative.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›