E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në malet e Kolonjës, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Një zjarrëvënie e qëllimshme është bërë shkak për djegien e një masivi të madh me pisha në rrethin e Kolonjës. Zjarri i fuqishëm ka vënë përpara një masiv të konsiderueshëm pishash në pyjet e Tepellashit dhe Nikolicës.
 

Ndërkaq policia atje bën të ditur se terreni i vështirë në këtë zonë nuk lejon ndërhyrjen e zjarrfikseve për shuarjen e zjarrit dhe në këto kushte policia e Kolonjes ka kerkuar ndëhyrje ajrore me helikopter nga autoritetet vendase dhe pala greke .
 

Nderkaq mesohet se flaket e zjarrit ne Malin e Kuqit po perhapen me shpejtesi, favorizuar edhe nga era e forte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›