Bujar Asqeriu: Doktor Gurameto i madh, simbol i inteligjencës shqiptare në vitet 30-40
Është një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, i cili ka sjellë në karrierën e tij artistike shumë personazhe dhe karaktere. Aktori Bujar Asqeriu me punën e tij i ka dhënë vlera të çmuara artit skenik dhe kinematografik shqiptar, por që vazhdon dhe sot që
të jetë një nga pjesët më të rëndësishme të tij. Bujar Aqeriu është një nga aktorët e njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, i cili së fundi erdhi para publikut në veprën teatrore Darka e gabuar. Personazhi Doktor Gurameto i madh, ishte i fundit që ai solli para publikut në skenën teatrore, i cili ishte dhe suksesi i radhës për aktorin Asqeriu. Romani i Ismail Kadaresë Darka e gabuar erdhi i dramatizuar në Teatrin Kombëtar nga regjisori Fatos Haxhiraj. Premiera ngjiti në skenë një kastë të përzgjedhur aktorësh, ku rolin kryesor e interpretoi aktori Bujar Asqeriu. Kjo vepër u mirëprit nga publiku, i cili ashtu si ditën e premierës, por dhe gjatë ditëve të tjera që ajo vijoi të shfaqej në skenën teatrore nuk ka munguar në sallën e teatrit. Ishin vitet e shkollës së mesme, që më inkurajuan drejt rrugës artistike Në atë kohë zhvilloheshin olimpiada teatrale midis shkollave dhe qendrave të punës. Për atë kohë ishin ngjarje, të cilat edhe për qytetin tonë të Vlorës ishin të rëndësishme. Për herë të parë njerëzit shikonin në skenë djem dhe vajza, të cilët si kish parë askush që luanin në pozicione të ndryshme aktorësh dhe ajo ishte garë e bukur. Mendoj që edhe sot ajo mund të aplikohet, ku nxënësit e shkollave të ndryshme mund të zhvillojnë olimpiada teatrale, kjo do të ishte diçka e tërheqëse, tregon aktori Asqeriu. Ai tregon se personazhi i Gurametos është shumë kompleks dhe shumë i vështirë. E them këtë, sepse metamorfoza që jeton njeriu gjatë aksionit dramaturgjik është shumë e vështirë për tu realizuar dhe për tu dhënë me mjete shprehëse aktoriale. Një bashkëpunim i ngushtë me regjisorin Haxhiraj bëri që unë të jepja karakterin e figurës së doktor Gurametos, që për mua është një nga figurat simbol, të inteligjencës shqiptare të viteve 30-40, të intelektualëve të këtyre viteve, të cilët me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me instalimin e komunizmit ishin nga intelektualët e parë që e pësuan nga instalimi i atij sistemi në Shqipëri, pohon ai. I lindur në qytetin e Vlorës ku mori edhe shtysat e para drejt rrugës së gjatë artistike ai mbetet pa dyshim një nga njerëzit që i dha jetë me rolet e tij artit shqiptar. Pas diplomimit ka pasur një karrierë intensive ku spikati për talentin e tij që në rolin e parë në filmin Në shtëpinë tonë. Por sot pas shumë vitesh si vazhdon aktiviteti artistik i tij, cilat janë ato gjëra nuk i realizoi dhe do të kishte dashur të bënte në jetë. Gjatë rrëfimit për gazetën SOT ai shprehu të gjitha ndjesitë e tij për filmin dhe teatrin në vendin tonë ku tregoi, jo pa emocion rrugën e gjatë dhe të vështirë artistike që e ka shoqëruar deri tani.
-Keni vite që interpretoni në role të ndryshme, të cilët kanë ngelur në mendje të publikut, por cila ishte ajo që ju inkurajoi drejt rrugës artistike?
Ishin vitet e shkollës së mesme, që më inkurajuan drejt rrugës artistike Në atë kohë zhvilloheshin olimpiada teatrale midis shkollave dhe qendrave të punës. Për atë kohë ishin ngjarje, të cilat edhe për qytetin tonë të Vlorës ishin të rëndësishme. Për herë të parë njerëzit shikonin në skenë djem dhe vajza, të cilët si kish parë askush që luanin në pozicione të ndryshme aktorësh dhe ajo ishte garë e bukur. Mendoj që edhe sot ajo mund të aplikohet, ku nxënësit e shkollave të ndryshme mund të zhvillojnë olimpiada teatrale, kjo do të ishte diçka e tërheqëse. Por nga kjo mund të dalin edhe shumë talente të reja, që mund të shpalosin fuqishëm dhe të inkurajojnë njëri- tjetrin për të marrë rrugë të ndryshme në jetë dhe pse jo edhe atë të aktrimit. Pra, ishin këto vite ku unë luajta një pjesë teatrale në shkollën e mesme dhe fituam edhe vendin e parë me shfaqje.
-Së fundi erdhët në skenën teatrore si doktor Gurameto i madh në veprën e Kadaresë Darka e gabuar, e cila u mirëprit nga publiku. Ju, çfarë mund të na thoni për këtë?
Suksesi i saj buron nga materiali dramaturgjik, mbi të cilën u ngrit vepra skenike. Kadareja është shumë i vështirë për tu përkthyer, si në vepër kinematografike ashtu dhe në vepër skenike, sepse në letërsi kur lexon ka shumë hapësira imagjinative, hapësira me ngacmimin e fantazisë së secilit lexues, por dhe të secilit krijues. Mund të them që regjisori Fatos Haxhiraj bëri një punë të kujdesshme në përthithjen elementeve, thelbit që përcakton konfliktin. Kjo u bë e kujdesshme që në të shkruar dhe vijoi dhe më tej në punën e tij si regjisor. Puna tepër e madhe që ai ka bërë me secilin nga ne për ndërtimin e karaktereve, kërkimin e marrëdhënieve, shpjegimin e rrethanave dhe ngjarjeve të ndryshme bën atë, që është puna e tij, pasionet që u transmetuan tek i gjithë stafi i aktorëve, por dhe tek i gjithë stafi realizues i veprës. Kjo mendoj se ishte një nga gjërat, që ndikoi në realizmin me sukses të veprës skenike. Dua të falenderoj regjisorin Fatos Haxhiraj, dhe aktorët Marjana Kondi, Ndriçim Xhepa, Artan Imami, por dhe Durim Nezirin, për bashkëpunimin që ne patëm në këtë vepër.
-Sa e vështirë ishte për ju që të realizonit figurën e Gurametos?
Personazhi i Gurametos është shumë kompleks dhe shumë i vështirë, sepse metamorfoza që jeton njeriu gjatë aksionit dramaturgjik është shumë e vështirë për tu realizuar dhe për tu dhënë me mjete shprehëse aukoriale. Një bashkëpunim i ngushtë me regjisorin Haxhiraj bëri që unë të jepja karakterin e figurës së doktor Gurametos, që për mua është një nga figurat simbol, të inteligjencës shqiptare të viteve 30-40, të intelektualëve të këtyre viteve, të cilët me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore dhe me instalimin e komunizmit ishin nga intelektualët e parë që e pësuan nga instalimi i atij sistemi në Shqipëri. Filozofia e doktor Gurametos, jo vetëm por faktin se ishte mjek, por filozofia e tij ishte tepër humaniste. Gurameto kishte bërë 2000 operacione dhe akti simbolik i tij, i cili shpëtoi 80 pengje gjirokastritë nga ekzekutimi i gjermanëve përbën një akt për tu vlerësuar. Mënyra se si interpretohet nga sistemi opulist që u instalua në Shqipëri, se si e manipuloi të gjithë këtë, por ajo që është më e rëndësishme që të mësojmë prej historisë. Këtu dua të theksoj se ndoshta për herë të parë në historinë e teatrit tregohet një copë histori në mënyrë të vërtetë. Është një vepër, që është ajo që do publiku, i cili nuk do falsifikime, pasi publiku nuk do falsifitete, por ai kërkon gjëra të vërteta të asaj historie.
-E patët të vështirë që të përshtateshit me doktor Gurameton?
Ishte e vështirë pjesa e hetuesisë. Duhet të gjesh mënyrat për të shprehur, sidomos në momente kur nuk flet dhe këto janë momente më të vështira. Unë kam punuar, që ta lidh figurën me monologun e brendshëm, që është dhe merr një rëndësi shumë të veçantë, duke i kushtuar shumë rëndësi ndërtimit të monologut të brendshëm them se në këtë sens unë ia kam arritur qëllimit dhe për të dhënë me dimensione reale dhe të vërteta personazhin, për ta bërë unike dhe për mos ta shkëputur figurën dhe për të dhënë reale të gjithë metamorfozën e personazhit.
-Keni vite që ju interpretoni në skenën teatrore, por cila ka qenë periudha që ju jeni ndjerë në vështirësi?
Në Teatrin Kombëtar unë kam 14 vjet që interpretoj në skenën teatrore dhe 18 vjet kam interpretuar në teatrin Petro Marko, të qytetit të Vlorës. Aktori gjithmonë vihet në vështirësi, sepse asnjëherë nuk mbaron kërkimi dhe gjetja e gjërave të reja në tërë krijimtarinë e tij artistike. Është si puna e shoferit, që kur humbet vëmendjen në atë moment dhe mund ti ndodhë aksidenti, edhe një aktor megjithëse është me eksperiencë dhe me interpretimin e disa figurave mendon se ia ka arritur dhe figurat e tjera i mendon si shumë të lehta për ti realizuar, pikërisht këtu mund të pësojë dhe aksidentin. Kjo pasi ai mund të filloj