E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryqi i Kuq apelon për gjak në ditën ndërkombëtare të dhurimit të gjakut

Të dhurosh Gjak të Sigurt  është akt human e të marrësh gjak të sigurt është një e drejtë . Nën këtë moto Kryqi i Kuq Shqiptar bën apel në prag të ditës ndërkombëtare të dhurimit të gjakut. Dhuroni Gjak Shpëtoni Jetë. Ky është apeli që Kryqi i Kuq

Shqiptar i drejton të gjithë qytetarëve prej moshës 18-60 vjeç të  cilët  gëzojnë shëndet të mirë  të dhurojnë gjak. Dhurimi i gjakut është një akt human dhe si të gjithë aktet humane nuk ka çmim. Një shoqëri e qytetëruar ka gjithmonë dhurues gjaku. Vazhdimisht dëgjoni se ka mungesë të gjakut, se dikush ka nevojë për të jetuar, apo për të kryer ndonjë operacion, apo për të ardhur në jetë një foshnje. Lidhur me këtë fakt spitalet  kanë  nevojë për gjak. Duke u krahasuar me vendet fqinje të banuar nga shqiptar, ku nevojat për gjak sigurohen vetëm nëpërmjet praktikës së dhurimit vullnetar falas të cilët dhurojnë 3 në 100 banorë, në vendin tonë dhurohet 7 në 1000 banorë. Aktualisht gjaku sigurohet 20 % nga dhënës me pagesë,60% nga dhurues familjare dhe vetëm 20 % nga dhurues vullnetar. Gjaku fitohet vetëm falë dhuruesve vullnetarë të gjakut. Dhurimi i gjakut është mundësi që të njoftoheni mbi  gjendjen tuaj shëndetësore kuptohet pa pagesë dhe në mënyrë konfidenciale. Sipas njoftimit nga kryqi i kuq shqiptar, nëse dikush vendos për të dhuruar gjak duhet të drejtohen pranë bankës së gjakut në Tiranë në Spitalin Universitar  Nënë Tereza, në Maternitetin Nr 1 dhe Nr 2 si dhe tek Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut pranë Spitalit Ushtarak. Në rrethe te banka e gjakut në spitalin përkatës. Ndër të tjera në njoftimin për shtyp, kryqi i kuq, shpreh mirënjohje dhe falenderim të veçantë tek të gjithë dhuruesit vullnetarë falas të gjakut për aktin e tyre human. Gjithashtu ky institucion, falenderon të gjithë institucionet që kanë kontribuar në dhurim gjaku, dhuruesit vullnetarë dhe veçanërisht dhuruesit e Rinj. Falë mbështetjes së të gjithëve numri i dhurimeve vullnetare është rritur disa herë më shumë në krahasim me vitet e shkuara. Problemi i mungesës së gjakut në vendin tonë ka qenë gjithmonë çështje e diskutuar jo vetëm nga shoqatat që kujdesen për sensibilizim, por edhe nga kategoritë në nevoje, siç janë talasemikët apo hemofilikët. Megjithatë vetëm pakë kohë më parë Shoqata e Gjakut, me kryetar Skënder Hekurin, në një njoftim zyrtar sqaroi së gjendja e rezervave të gjakut është alarmante dhe fëmijët që vuajnë nga talasemia tashmë nuk kanë asnjë zgjidhje përveçse të dalin në rruge e të kërkojnë që qytetarët të dhurojnë gjak për mbijetesën e tyre. Janë mbi 500 fëmijë talasemik në të gjithë vendin, të cilët ilaçin kryesor për të luftuar sëmundjen kanë transfuzionin e gjakut. Shifrat bëhen më kritike nëse do të llogarisim se vetëm të sëmurët talasemisë, që duan gjak në mënyre periodike, janë më shume se 500. Sipas të dhënave në një vit në Shqipëri, bëhen 20 mijë dhurime. Për të plotësuar nevojat me gjak duhen të paktën 35 mijë të tilla, pa llogaritur këtu nënproduktet e tij.

Gjirokastër, studentët e Eqerem Çabejt protestojnë për diplomat
96 studentë të vitit të tretë të degës Infermieri pranë Universitetit Eqerem Çabej në Gjirokastër kanë ndërprerë mësimin prej 4 ditësh. Arsyeja e grevës është formati i diplomës që pritet tju dorëzohet. Sipas vetë studentëve, dokumenti që do të marrin në fund të kursit tre vjeçar të studimeve, është vetëm një çertifikatë e cila nuk ka as fotografi dhe as titullin e infermierit. Studentët pretendojnë se nuk janë pjesë e sistemit të Bolonjës pasi i kanë nisur studimet gjatë kohës që ende ka qenë në fuqi sistemi i vjetër. Kërkesa i është parashtruar përmes një peticioni Ministrit të Arsimit, ndërsa mësimi  nuk do të rifillojë deri në marrjen e një përgjigjeje. Rektori i universitetit Eqrem Çabej mbas një takimi të zhvilluar me studentët i ka sqaruar ata se vërtetimi që do të marrin në fund të vitit shkollor, ju jep atyre të drejtën të ushtrojnë profesionin e infermierit pavarësisht faktit se nuk kanë një fotografi apo një format ashtu siç ata pretendojnë.

Adoleshentët në familje, ja si duhet të trajtohen
Periudha e adoleshencës është periudhë mjaft e ndjeshme, e cila shoqërohet me ndryshime të shumta tek adoleshentët. Pjekuria ose maturimi janë gjendje apo moshë e jetës ku personi e kompleton zhvillimin e tij fizik, emocional, shpirtëror, social e intelektual. Pikëpamje të ndryshme janë dhënë edhe për sa i përket kohës se mbarimit të kësaj periudhe. Disa psikologë këtë periudhë psikike, sociale, tek të rinjtë e zgjasin dikur rreth viteve 22 të jetës së individit. Apo ka raste kur kjo kohë zgjatet edhe me shumë. Mirëpo, sidoqoftë, për prindërit është me rëndësi se i riu në këtë kohë bën përpjekje të gjejë vetën në mjedisin e ri jetësor. Ai dalëngadalë mundohet të pavarësohet për jetën e tij të mëtutjeshme. Këtë periudhë, kritike për adoleshentë, e karakterizojnë ndryshime të shumta; zhvillimi fizik, zgjatja e trupit, e sidomos zgjatja e duarve dhe këmbëve; pjekuria seksuale, psikike, emocionale, sociale e shpirtërore. Tek të rinjtë e kësaj moshe të vrullshme, fillojnë të shfaqen dëshira të ndryshme, interesime të ndryshme dhe të shumta, kërkesa të shumta për prindërit e tyre, siç mund të jenë; dëshira për shkollim, zgjedhje të profesionit, veshmbathje etj. Nganjëherë, këto dëshira të tyre mund të jenë edhe shkak i pakënaqësive dhe mospajtimeve midis prindërve dhe brezit të ri. Mirëpo, prindërit duhet të jenë në gjendje që ti përkrahin dhe ti mbështesin ata në jetën e tyre. Sepse, adoleshentët janë emocionalisht të pastabilizuar. Është moshë e dehjes pa pasur nevojë të pijë, që e bën Platonin të përcaktojë rininë si dehje shpirtërore. Është impuls natyral për të pasur gjendjen psikike të gjaknxehtësisë dhe xhelozisë, dhe kjo karakterizohet si emocionalitet. Prindërit duhet të jenë këshillëdhënës të mirë. Sepse, familja është institucion bazë ku realizohet formimi i adoleshentit. Ndikimi i familjes në formimin e personalitetit të individit nuk është i njëjtë në të gjitha moshat. Ky ndikim veçanërisht është i theksuar në adoleshencë. Sidomos është tejet i lartë roli edukativ i nënës. Në familjet tona ende nëna është ajo që merret mbi vete jo vetëm rritjen, por edhe edukimin e fëmijës, se kohën e lirë në familje adoleshentët e kalojnë kryesisht me nënën.

Last Updated on E Shtune, 12 Qershor 2010 19:37

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›