Banka Qendrore ul tarifat, priten rënie e komisioneve për klientët
25/02/2011 Pas debateve për tarifat e shtrenjta të shërbimeve që aplikojnë bankat
Banka e Shqipërisë i la të ulura tarifat e shërbimeve për përdorimin e sistemeve të saj elektronike të transfertave nga bankat tregtare. Lajmi bëhet i ditur nga Adrian Civici, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës, i cili shpjegon se ulja e tarifave ju krijon bankave të gjitha mundësitë për të ulur komisionet e transfertave në lekë. Sipas Civicit, kjo ulje është një sinjal që Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar të mirëkuptojnë shqetësimin e publikut dhe të institucioneve që janë shprehur rreth këtij problemi. Nga monitorimi gati njëvjeçar i bankave tregtare në vend, sipas Autoritetit të Konkurrencës, rezultoi se shërbimet bankare janë jo transparente, bankat aplikojnë tarifa të ndryshme për të njëjtin shërbim dhe nuk informojnë klientët për ndryshimet që bëjnë për kushtet e punës. Komisioni i Autoritetit të Konkurrencës mori vendimin për t’i rekomanduar Bankës së Shqipërisë, të përmirësojë instrumentet për të forcuar zbatimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor për transparencën e bankave të nivelit të dytë, në mënyrë të veçantë në rastet kur bankat rrisin në mënyrë të njëanshme dhe pa njoftuar tarifat e shërbimeve për klientët. Gjithashtu, i rekomandon Bankës së Shqipërisë të marrë masa për rritjen e transparencës së bankave të nivelit të dytë, për produktet dhe shërbimet bankare dhe financiare, nëpërmjet vendosjes së detyrimit për krijimin dhe përditësimin e informacionit në faqet e internetit të bankave të nivelit të dytë, në lidhje me publikimin e kushteve të punës. Në të njëjtën kohë i rekomandon Komisionit të Mbrojtjes Konsumatore, propozimin e nismës ligjore për ngritjen e një strukture të veçantë (Ombdusman), për mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet e mundshme të sistemit bankar. Por në të kundërt, një studim krahasues i Shoqatës së Bankave me disa vende të rajonit provoi se tarifat e bankave në Shqipëri nuk janë më të larta se ato në rajon. Me anën e këtij studimi Shoqata e Bankave u shpreh e gatshme për të bashkëpunuar me institucionet për të gjetur mundësitë e uljes së kostove të përdorimit të shërbimeve bankare nga konsumatorët. Në muajin janar, Kryeministri Sali Berisha shprehu publikisht shqetësimin për nivelin e tarifave dhe komisioneve bankare, si dhe nevojën për rregullim të këtij tregu.