E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rritja e cilësisë së ndërtimit, dhe ndikimi në sigurinë e jetesës


Rritja e cilësisë së ndërtimit ka qenë dhe thelbi i marrëveshjes midis Institutit të Ndërtimit dhe Inspektoriatit të Ndërtimit Urbanistik. Erjon Softa, drejtor i Inspektoriatit të Ndërtimit Urbanistik deklaroi se është mjaft e rëndësishme që cilësia të nisë që prej materialeve të ndërtimit. Ndërkohë përsa i përket ndërtimeve pa leje në zonat bregdetare, Softa deklaroi se do të zbatohen dhe do të respektohen të gjitha procedurat dhe këtë do ta tregojë koha.
 

Artur Roshi drejtor i Institutit të Ndërtimit deklaroi se me anë të kësaj marrëveshjeje merret përsipër një ndërtim më cilësor. Cilësia e ndërtimit është e rëndësishme pasi tregon shkallën e zhvillimit të mirëqenies dhe kulturën e një vendi dhe ka ndikim të drejtpërdrejt në sigurinë dhe në cilësinë e jetesës së qytetarit.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›