E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babë e bir "luftë" në fshat, arrestohen

25/02/2011  Qëlluan me armë

LUSHNJE- Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë së Lushnjës. Xhevit Ç., 63 vjeç, dhe Murat Ç., 25 vjeç, babë e bir të dy banues në fshatin Spolat të rrethit Lushnjë janë vënë në pranga të policisë mbrëmjen e vonë të së djeshmes. Policia konfirmon se ndalimi i shtetasit Murat Çela u bë pasi dyshohet se ky shtetas gjatë orëve të vona të një nate më parë ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe për pasojë predha ka rënë në dritaren e shtetasit me inicialet F.S., ish-kryetar i komunës, ndërkohë policia tregon se në banesën e shtetasit Xhevit Çela iu gjetën edhe armë dhe municione si një automatik kallashnikov model 56, dy granata luftarake, dy ndezës të unifikuar, si dhe 160 copë fishekë model 56. Tashmë në ngarkim të shtetasit Xhevit Çela rëndon vepra penale e “prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit, ndërsa në ngarkim të shtetasit Murat Çela vepra penale “prishje e qetësisë publike” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” . A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›