E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë barnat te Pediatria, Ivzniku: Faji i buxhetit

Fajin e mungesës së stërzgjatur të barnave te Pediatria në kryeqytet, kreu i QSUT-së, Saimir Ivzniku, ja ka hedhur buxhetit që nuk është akorduar ende për këtë vit. Por, përpos kësaj retorike, mungesa e ilaçeve në pavijonin e Pediatrisë, pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ka detyruar shumë prindër që t’i sigurojnë me të ardhurat e tyre, medikamentet e nevojshme për kurimin e fëmijëve. Vetë prindërit pohojnë se janë ankuar shumë herë, edhe pse ankesat e tyre nuk kanë një adresë ku të postohen. Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, gjatë një konference për shtyp, drejtori i QSUT-së, Saimir Ivziku ka deklaruar se aktualisht, në këtë qendër ka mungesë të theksuar medikamentesh mjekësore, por, sipas tij, kjo vjen si pasojë e mungesës së akordimit të buxhetit për këtë vit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›