E Diel, 1 Nëntor 2026

Banka e Kreditit të Shqipërisë: Nuk i kemi shitur aksione TaçitNga TemaBanka e Kreditit të Shqipërisë përgënjeshtroi shkrimet e botuara në media se ajo ka kaluar në pronësi të Rezart Taçit. Në një njoftim për shtyp, të shpërndarë nga zyra e shtypit

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Banka e Kreditit të Shqipërisë: Nuk i kemi shitur aksione TaçitNga Tema

Banka e Kreditit të Shqipërisë përgënjeshtroi shkrimet e botuara në media se ajo ka kaluar në pronësi të Rezart Taçit.

Në një njoftim për shtyp, të shpërndarë nga zyra e shtypit e kësaj banke, thuhet se aksionet e saj janë në pronësi të vëllezërve Al Kharafi.

“Banka e Kreditit të Shqipërisë është një bankë e licencuar shqiptare dhe aksionet e saj zotërohen 100% nga vëllezërit Al-Kharafi, të cilët janë gjithashtu aksionerët e një prej kompanive më të mëdha dhe më me reputacion në Shqipëri, “Mak Albania” Sh. p. k. Artikulli i datës 10 shtator 2009, nuk pasqyron të vërtetën mbi pronësinë e aksioneve të bankës, pasi aksionet e saj deri më sot nuk janë transferuar tek asnjë kompani tjetër, duke përfshirë, por pa u kufizuar, “Anika Enterprises S. A.,” apo “Taçi Oil International”, - thuhet në deklaratën e bankës.

Në përfundim deklarata për shtyp thekson: “Një informacion i tillë dhe statusi i pronësisë së aksioneve mund të verifikohet lehtësisht pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe Regjistrit të saj Tregtar, sipas së cilës vëllezërit Al-Kharafi janë pronarët e vetëm të bankës.”

Kjo nuk është hera e parë, kur Taçi, duke përdorur medien, përhap informacione të rreme për blerje të fuqishme. Ai deklaroi para disa kohësh se do të blinte një klub italian, duke e bërë fakt të kryer këtë gjë. Më pas tha se do blinte hotelin “Sheraton”, e më vonë u shpreh se ka në pronësi dhe një bankë. Të gjitha këto rezultuan trillime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›