Traktati Lisbonës, shpresë për referendumNga “Daily Telegraph”Republika e Çekisë mund të detyrohet nga gjykata për të shtyrë ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Ky zhvillim ka nxitur një reagim të ashpër të presidentit francez, Sarkozy. Ai “shpërthe
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Traktati Lisbonës, shpresë për referendumNga “Daily Telegraph”Republika e Çekisë mund të detyrohet nga gjykata për të shtyrë ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Ky zhvillim ka nxitur një reagim të ashpër të presidentit francez, Sarkozy. Ai “shpërtheu”, kur dëgjoi lajmin, sipas një diplomati të BE, dhe po i kërcënon çekët me “pasoja” të specifikuara, nëse nuk i shpejtojnë gjërat.
Cila është arsyeja e zemërimit të zotit Sarkozy? Nëse referendumi çek shtyhet deri në maj, atëherë partitë politike të Britanisë do të shkojnë në zgjedhjet e ardhshme pa e ratifikuar traktatin. Kjo do t’i lejonte David Cameron-it (liderit të opozitës), nëse fiton zgjedhjet, të përmbushë premtimin e tij për referendum në lidhje me Lisbonën, për aq kohë sa nuk është ratifikuar nga të 27 vendet anëtare. Nëse, nga ana tjetër, irlandezët votojnë (muajin e ardhshëm) “Po” dhe çekët e miratojnë zyrtarisht traktatin, atëherë zoti Cameron do të gjendet në pozicion të vështirë, sepse do t’i duhet të zgjedhë të mbajë referendum për një traktat të ratifikuar, përballë kundërshtimit të pjesës tjetër të BE dhe establishmentit politik britanik. Jo më kot William Hague, sekretari i Jashtëm në hije, e përshkruan privatisht Evropën si një “bombë me sahat” nën lidershipin e zotit Cameron.
Me të drejtë publiku britanik është i alarmuar nga pasojat e miratimit të asaj që konsiderohet Kushtetuta Evropiane. Siç tregoi një sondazh i djeshëm në gazetën “The Sunday Telegraph”, 70 për qind e qytetarëve duan të jepet mundësia e votimit për Traktatin e Lisbonës, edhe nëse ai është kthyer në ligj. Mundësia më e mirë për referendum është sfida ligjore në Pragë. Le të shpresojmë se çekët do të na shpëtojnë.