E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqiperise 560 mije USD per te pershtatur hotel Dajtin

Rreth 567 mije dollare do te perdoren per te shnderruar ish-hotel Dajtin ne ambiente te pershtatshme pune per Banken e Shqiperise. Instalime elektrike te rrjetit te internetit apo te sigurise te cilat kushtojne edhe me shume jane parashikuar qe te jene pjese e tendereve qe do te zhvillohen. Blerja me e perfolur e BSH-se e cila zgjoi reagimet e nje sere aktoreve do te perdoret ne funksion zyrash per kete institucion nderkohe qe paralelisht tashme ka filluar edhe rikonstruksioni i godines se perhershme te Bankes se Shqiperise ne qender te kryeqytetit. Me nje vendim te Keshillit te Mbikeqyrjes te dates 13 dhjetor 2010 percaktohen edhe hapat qe do te ndiqen deri ne finalizimin e plote te projektit duke filluar nga tenderimi deri ne detajet per kete te fundit dhe ofertuesit.
Tenderi
Sipas vendimit te Keshillit te Mbikeqyrjes eshte percaktuar edhe fondi limit per kater zera kryesore. I pari eshte ai qe lidhet me gjithe instalimet elektrike rrjetin informatik rrjetin telefonik dhe centralin telefonik. Ky ze ka nje fond prej 70 mije dollaresh te parashikuar. Zeri i dyte eshte ai per sistemin e sigurise dhe mbrojtjes elektronike i cili eshte edhe fondi limit me i larte i lene ne dispozicion me nje vlere prej 240 mije dollaresh. Pershtatjes ndertimore i eshte lene ne dispozicion nje fond prej 140 mije dollaresh ndersa per pajisjet informatike do te shkojne rreth 90 mije dollare. Ne perfundim te gjithe ketyre tendereve dhe punimeve pritet qe finalizimi te jete nje godine ne funksion te plote te Bankes se Shqiperise funksion ky larg asaj qe me heret ka pasur hotel Dajti. Banka e Shqiperise e bleu kete godine per 30 milione euro nje levizje kjo qe zgjoi reagimin e opozites ne vend e cila akuzoi se BSH-ja po mundohej te mbushte arken bosh te qeverise. Gjate muajit maj dhe qershor kur edhe u bene te njohura gjithe detajet per shitjen Banka e Shqiperise u mbrojt me tezen se tashme i nevojiteshin hapesira te reja ne ndihme te funksionit te saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›