Berisha: Rritje taksash për kompanitë celulare
Kryeministri Sali Berisha ka lajmëruar rritjen e taksave për kompanitë e telefonisë celulare dhe bankave si përgjigje për çmimet e tyre të larta.
Gjatë mbledhjes së qeverisë përveç kritikave për politikat e ndjekura nga këto biznese, kryeministri Berisha ka deklaruar se tatimi mbi fitimin që do të aplikohet ndaj tyre do të rritet në përputhje me normat e larta të fitimit.
Prej ditësh kryeministri Berisha është përqëndruar tek masat që qeveria do të marrë ndaj kompanive që abuzojnë me fitimet dhe iu vendosin qytetarëve shqiptarë çmimet më të larta në rajon.