E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtrenjtohet buka në Vlorë

Pas Kukesit e Korçës, buka është shtrenjtuar edhe ne qytetin e Vlorës. Banoret e zonës bregdetare e blejnë aktualisht një buke deri ne 120 leke. Rritje me 20 leke mësohet se kane pësuar te gjitha prodhimet e miellit. Sipas pronareve te furrave shkak është rritja e çmimit te miellit nga importuesit, por dhe shtrenjtimit i vajit e gazit. Ndërkohë qytetaret i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore te ndërhyjnë për te mos lejuar abuzime te tilla me çmimin e bukës si dhe disa produkte te tjera jetike.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›