E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liria ekonomike, Maqedonia renditet e 55-ta

Sipas një klasifikimi për vitin 2011, të publikuar ditën e sotme nga Fondacioni Amerikan "Heritage", Maqedonia renditet vendi i 55-të në botë për nga liria ekonomike.
 

Indeksi 2011 renditi 157 vende mbi bazën e dhjetë faktorëve. Ato përfshijnë politikën e tregtisë, peshën fiskale të qeverisë, ndërhyrjen e qeverisë në ekonomi, politikën monetare, hyrjen e kapitalit dhe investimin e huaj, bankat dhe financat, pagat dhe çmimet, të drejtat e pronës, drejtimin dhe veprimtarinë e tregut jozyrtar (apo të zi).
 

Çdo vendi i është dhënë një normë nga 1 në 5 për çdo masë, me 1 duke qënë më e mira. Maqedonia njihet për liritë tregtare, shpenzimet shtetërore, ndersa çalon në të drejtën e pronësisë dhe korrupsionin në vend.
Si në të gjithë publikimet vjetore të Indeksit, Hong Kongu dhe Singapori përfunduan në vendin e parë e të dytë. Ato pasohen nga Australia, Irlanda, Estonia, Luksemburgu, Islanda, Britania, Estonia etj. Koreja e Veriut dhe Kuba janë shtetet te cilat jane në fund të listës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›