Shkeljet në tender, francezët: “Të rishqyrtohen dosjet”
Autori i Lajmit: red.
Agjencia e Prokurimit Publik (APP) të rishqyrtojë vendimin që skualifikoi padrejtësisht kompaninë franceze SAKAR SAS nga tenderimi i koalidimit të makinave.
Kjo është kërkesa e fundit që kompania SAKAR SAS i bën APP-së, e cila si fillim e shpalli këtë subjekt tregtar fitues, por e skualifikoi me një vendim të dytë. Shkak për skualifikimin është një dokument i sigurimeve shoqërore, që vërteton se janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore dhe dokumenti duhet lëshuar jo më parë se tre muaj nga dita e konkurrimit. SAKAR SAS këtë dokument rezultonte t ja kishin lëshuar autoritetet franceze jo më parë se 5 muaj, kjo sipas ligjit francez. Por, SAKAR SAS i kërkon shqyrtim, pasi i kujton APP-së se nga ky rregull bëhet përjashtim kur konkurrues janë subjekte të huaja.
Avokati i kompanisë franceze, SAKAR SAS, Arjan Salati kërkon edhe njëherë drejtësi, ku sipas tij kjo mund të arrihet vetëm me një rishqyrtim nga fillimi të dosjeve të dy kompanive garuese. “Kërkojmë që APP-ja, të mos lërë në fuqi vendimin e dytë që skualifikon SAKAR SAS-in, por të marrë një vendim tjetër për një tjetër shqyrtim të dosjeve të dy kompanive në garë, ose të zhvillohet edhe njëherë gara për ta fituar këtë tender”. Sipas avokatit, Salati APP-ja duhet të ndërhyjë, pasi skualifikimi i kompanisë SAKAR SAS i shkakton një dëm shumë të madh jo vetëm shtetit shqiptar, por edhe vetë qytetarëve të këtij vendi. “Kompania franceze SAKAR ka fituar 17.26 pikë më shumë kompania tjetër. Ose ndryshe, nga 100 pikët maksimale ka fituar 91.9 pikë, kundretj 74.6 pikëve që ka mundur të marrë kompania, e cila u shpall fituese e tenderit të koalidimit të automjeteve. E përkthyer në termat e përfitimeve ekonomike për shtetin dhe për qytetarët shqiptarë, kompania franceze krahasuar me atë fituese i jep shtetit 150 mijë euro më shumë të ardhura në vit, rreth 7 milionë euro më shumë investime si dhe do t u kursente qytetarëve rreth 400 mijë euro në vit”, shprehet avokati Salati.
Dhoma e Avokatëve Tiranë, Avokat Arjan Salati
Kërkesë
Kërkues: “Sakar SAS”, person juridik sipas të drejtës franceze, e përfaqësuar nga z. Pascal Karras si president i shoqërisë, përfaqësuar nga av. Arian Salati.
Objekti: Rishikimin e vendimit nr. 1140/13, dt. 21.04. 2009 të APP.
Drejtuar: Agjencisë së Prokurimit Publik, Tiranë
Për Dijeni:
Z. Sali Berisha
Kryeministër i Shqipërisë
Departamentit të Kontrollit të Brendshëm Administrimit dhe Antikorrupsionit, Tiranë
Avokatit të Prokurimeve Tiranë
Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit
Tiranë
Ambasadës FrancezeTiranë
E nderuara znj. Drejtore!
Shoqëria “Sakar SAS” është subjekt tregtar sipas ligjit francez, e cila ka marrë pjesë në procedurën e prokurimit “Për dhënien me koncension të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove” të zhvilluar nga Autoriteti Kontraktues, MPPTT. Pas kalimit të fazës parakualifikuese janë paraqitur ofertat teknike dhe ekonomike dhe në datën 18/12/2008 është zhvilluar procedura përzgjedhëse ku janë hapur ofertat përkatëse të dy shoqërive. Me njoftimin standard për ofertuesin e skualifikuar, nr. 340/1, dt. 21.01.2009 autoriteti kontraktues, MPPTT na njofton se ishim skualifikuar nga vazhdimi i mëtejshëm i procedurës konkurruese.
Duke mos qenë dakord me këtë vendim, në datë 23/1/2009 kemi paraqitur ankim administrativ në përputhje me kriteret e ligjit nr.9663, dt. 18/12/2006 “Për koncesionet”, pranë APP-së. Nga ana juaj, pasi është iniciuar procedimi administrativ, keni arritur në konkluzionin se autoriteti kontraktues ka skualifikuar në mënyrë të padrejtë ankimuesin “SAKAR SAS” nga kjo procedurë.
Me vendimin Tuaj të datës 24/02/2009 me nr. Prot. 1140/3 keni vendosur që autoriteti kontraktues, MPPTT të rivlerësojë procedurën e koncensionit dhe të njoftojë brenda 10 ditëve në lidhje me zbatimin e këtij vendimi.
Eshtë fakt që pas këtij vendimi autoriteti kontraktues nuk ka zbatuar këtë vendim.
Por, më vonë njoftohemi që, Ju keni marrë një vendim të dytë atë të datës 21/4/2009, me nr. prot. 1140/13. Më këtë vendim nga ana Juaj është vendosur që të mbyllet hetimi administrativ dhe të lejohet Autoriteti kontraktues të vazhdojë procedurat e mëtejshme. Si argument i vetëm për marrjen e këtij vendimi nga ana Juaj ka shërbyer plotësimi i dokumentit për vërtetimin e pagesës së sigurimeve shoqërore, të lëshuar nga URSSAF për shoqërinë “SAS Vivauto P1”, mbi 5 muaj nga vlefshmëria e vendosur në kriteret kualifikuese të përcaktuara në dokumentet standard, çka përbën shkak ligjor për skualifikim.
Eshtë i vërtetë fakti se dokumentit për vërtetimin e pagesës së sigurimeve shoqërore të lëshuar nga URSSAF për shoqërinë “SAS Vivauto P1” është 5 muaj përpara zhvillimit të procedurës tenderuese dhe jo 3 muaj siç kërkohet në dokumentet standard.
Në VKM nr. 27, dt. 19/01/2007, kreu V, pika dh, ashtu edhe në ftesën për ofertë, në pjesën që rregullon kriteret e përgjithshme për kualifikim, në pikën A të tij, ku përcaktohen kërkesat e përgjithshme për kualifikim, shprehet qartë se subjekti konkurrues duhet të paraqesë një dokument që vërteton se ai ka plotësuar detyrimet e tij lidhur me pagimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore në përputhje me ligjet përkatëse të shtetit të krijimit. Kjo kërkesë provohet me dokument që është lëshuar jo më parë se 3 muaj nga dita e hapjes së ofertave. Nga ky rregull, bëhet një përjashtim në rastin kur konkurrues janë subjekte të huaja. Këtyre të fundit në shtetet e të cilëve nuk mund të lëshohen dokumente të tilla, do të pranohen në formën e deklaratës me shkrim nën përgjegjësinë e tyre. Dhe konkretisht, kështu ka ndodhur. Shoqëria SAKAR SAS ka zbatuar me përpikëri VKM nr.27 (shih dokumentin me nr. Rendor 6 “deklarata juridike”, në proces-verbalin e hapjes së procedurës përzgjedhëse konkurruese, dt. 18.12.2008.)
Dokumenti për vërtetimin e pagesës së sigurimeve shoqërore i paraqitur në dosjen ë Shoqërisë, i cili është i datës 12/06/2008 është lëshuar nga organi kompetent, sipas ligjit francez, URSSAF. Me këtë dokument vërtetohet pagesa e bërë për llogari të sigurimeve shoqërore nga ana e kësaj Shoqërie.
Argumentimi në këtë Vendim, se ky dokument nuk është plotësuar në bazë të kërkesave të dokumenteve standard, na shtyn të mendojmë se kemi të bëjmë me një vendimmarrje të paragjykuar, të njëanshme dhe në kundërshtim të hapur me ligjin, pa bërë inspektimin e nevojshëm të të gjithë dokumentacionit të ndodhur në dosje.
Sa thamë më lart, duke qenë se Shoqëria SAKAR SAS ka zbatuar me përpikëri legjislacionin Shqiptar dhe atë të vendit të vet, për paraqitjen e dokumentit të pagesës së sigurimeve shoqërore, dhe në mungesë të një investigimi nga ana juaj të dosjes së paraqitur për konkurrim nga ana e Shoqërisë dhe faktin që ky dokument ndodhet në këtë dosje, kërkojmë edhe një herë, inspektimin tërësor të kësaj dosjeje si dhe rishikimin e procedurës.
KËRKUESI
Shoqëria “Sakar SAS”
Përfaqësuar nga av. Arian Salati
Ky lajm është publikuar: 25/06/2009