Izolohen disa komuna ne Veri, sot termometri -8 grade
Tirane-Prej kater ditesh i gjithe vendi eshte pushtuar nga nje dimer i vertete. Reshjet pa pushim, si te shirave ne vendet e uleta dhe te debores ne vendet malore, kane shkaktuar jo pak probleme ne rruget nacionale dhe rurale. Disa komuna ne Veri dhe Verilindje te vendit, ndodhet te izoluara nga debora, ndersa me ne Jug te vendit shirat kane shkaktuar rreshkitje dherash, duke krijuar probleme ne qarkullimin e mjeteve. Ne Veri dhe Verilindje, me problematike situata paraqitet ne Qarkun e Kukesit dhe te Dibres, si dhe ne Puke, ku disa komuna ndodhet te izoluara nga debora. Ne Vermosh te Shkodres, disa fshatra ndodhen te bllokuara, ku debora ka kaluar 1 meter lartesi. Shtabi i Emergjencave, njofton edhe per akset rrugore ku mund te qarkullohet vetem me zinxhire. Nderkohe sot pritet qe termometri te shenoje temperatura edhe me te uleta se ditet e kaluara. Sipas parashikimit te motit, sot temperatura minimale ne zonat malore pritet te jete -8 grade Celsius.
Kukes
Shtabi i Emergjencave njofton se ne Qarkun e Kukesit jane te bllokuara rruget per ne komunat Arren, Zapod dhe Gryke Caje, si dhe ne disa fshatra te komunes Lekbibaj, Tropoje. Jane nderprere reshjet intensive te shiut dhe reshjet e debores. Per shkak te reshjeve te shumta ka pasur renie te inerteve ne vendin e quajtur Nimce, Shishtavec, ku po punohet per heqjen e tyre.
Diber
Temperaturat ne kete qark vazhdojne te jene te uleta, por pa ngrica. Aktualisht te
bllokuara jane komunat Lure, Kala e Dodes ne rrethin e Dibres dhe komunat Ostren dhe Trebisht, si dhe disa fshatra te komunes Martanesh, ne rrethin e Bulqizes.
Ne shkalle qarku, rruget nacionale jane te kalueshme plotesisht dhe mbahen ne kontroll nga policia rrugore. Segmenti rrugor Qafe Bualli-Bulqize eshte i kalueshem, por nevojitet perdorimi i zinxhireve, po punohet me borepastruese dhe me hedhje te kripes dhe skorjeve.
Qarku Shkoder
Situata ne rrethin e Shkodres eshte normalizuar. Te gjitha rruget per ne fshatrat e komunave te permbytura dite me pare jane te kalueshme nga te gjitha llojet e mjeteve. Ka ende 1800 ha toke me prezence uji, 78 shtepi te rrethuara nga uji dhe 3 shtepi ne prezence uji. Ne rrethin e Malesise se Madhe ka pasur reshje debore kryesisht ne zonen veriore, ne Kelmend dhe Theth. Trashesia e debores ka shkuar rreth 30 cm ne zonat e banuara dhe 60 cm ne male. Nuk ka komuna te bllokuara, por akset e rrugeve ne keto zona kalohen me veshtiresi dhe kryesisht naten dhe ne mengjes me zinxhire, per shkak te ngricave. Ne rrethin e Pukes reshjet e bores jane nderprere, por temperaturat vazhdojne te jene te uleta. Aktualisht rruget jane te kalueshme me veshtiresi ne disa segmente. Ne rrugen Qafe Mali-Qafe Shllak-Kukes-Morine dhe ne rrugen Qafe Mali-Fierze, eshte i detyrueshem perdorimi i zinxhireve. E bllokuar vazhdon te mbetet rruga per ne Komunen Iballe.
Korce
Segmenti me i veshtire paraqitet ai Qukes-Qafe Thane, ku qarkullimi eshte nderprere. Ne Qafen e Thanes dhe Qafen e Qarrit qarkullimi behet me zinxhire. Ne rrugen nacionale Gramsh- Lozhan- Korce ka patur nje rreshqitje dherash ne Moglice, por punonjesit e ndermarrjes se rrugeve po punojne me nje fadrome per zhbllokimin e saj.
Rreshkitja e dherave, demton disa shtepi ne Paskuqan
Dhjete shtepi ne Paskuqan te Tiranes jane demtuar si rezultat i rreshkitjes se dherave. Banoret e ketyre shtepive, ndihen te kercenuar per shembjen e shtepive. Si rezultat i shirave te shumte dhe gerryerjes nga uji, eshte demtuar edhe rruga e cila sapo ishte ndertuar.