Reshjet rrisin me 25 cm nivelin e Fierzes
Tirane-Pavaresisht se hidrocentralet ne vendin tone po prodhojne me kapacitet te plote, reshjet e diteve te fundit e kane rritur nivelin ne liqenin e Fierzes. Ndryshe nga dy javet e fundit, ne Fierze niveli i liqenit po rritet me rreth 25 centimetra ne dite, teksa aktualisht e ka kaluar nivelin e 187 metrave. Per drejtorin e Korporates Elektroenergjetike, Muharrem Stojku, situata eshte nen kontroll dhe nje hapje e mundshme e portave te shkarkimit mund te merret ne konsiderate, vetem pas 10 apo 14 diteve te ardhshme nese dhe prurjet do te vazhdojne me kete intensitet. "KESH po vijon te prodhoje maksimumin e mundshem te energjise pa vene ne rrezik sistemin, rreth 25 milione kilovat ore ne dite, nderkohe qe pervec furnizimit te vendit edhe po eksportohet”, njoftoi dje per mediat drejtori i KESH, Muharrem Stojku. “Korporata Energjetike Shqiptare (KESH), pak dite me pare ka mbyllur tenderin per shitjen e 200 milione kilovat/ore energji gjate muajit shkurt. Sasia qe do te shitet gjate shkurtit eshte afersisht 202 milione kilovat/ore ose me nje mesatare ditore rreth 7.2 milione kilovat/ore ne dite. Cmimi eshte afersisht 45-50 euro per nje mega”, tha Stojku. KESH po perfiton rreth 10 milione euro ne muaj nga shitjet e energjise. Gjate janarit jane shitur 10 milion kilovat/ore energji ne dite. E gjitha kjo po mundesohet nga situata e kenaqshme hidrike, e cila e shfaq treguesin pozitiv ne hidrocentralin e Fierzes. “Nivelet jane normale. Ne Fierze jemi ne 287.6 metra. Me eksportet qe po bejme mendojme qe deri ne fund te muajit te ulemi me 1 meter, pra te shkohet ne afersisht ne 286.5 meter dhe ne fund te muajit shkurt, mendojme te shkojme ne 284- 285 meter sepse marsi parashikohet perseri me shira”,-tha Stojku.