E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka e Shqipërisë: Rritet me 7.7%, besimi i konsumatorit në sektorin e ndërtimit Banka e Shqipërisë

Banka e Shqipërisë, përmes një raporti të zhvillimit ekonomik në vend, bën të ditur se treguesi i besimit të konsumatorit ndaj zhvillimeve në sektorin e ndërtimit është rritur me 7.7 pikë përqindje në tremujorin e parë 2010. Në këtë raport thuhet se rritja e treguesit është shkaktuar nga zhvillimet pozitive në tre komponentët përbërës të tij. “Kërkesa dhe punësimi në ndërtim janë vlerësuar më pak negativisht: balanca e tyre u rrit përkatësisht me 4.7 dhe 4.0 pikë përqindjeje, duke mbetur gjithsesi në nivele negative”, shkruhet në raportin e Bankës së Shqipërisë. Më tej raportohet se vlerësimi i bizneseve të ndërtimit për ecurinë e ekonomisë në përgjithësi, megjithëse në përmirësim të ndjeshëm nga vrojtimi i kaluar, mbetet në nivele të ulëta negative edhe për vrojtimin aktual.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›