Banka e Shqipërisë ndërhyn në tregun valutor

Veprime me bankat e nivelit të dytë
Banka e Shqipërisë njoftoi sot se gjatë tremujorit të parë të vitit 2009, leku ka humbur terren ndaj monedhave të huaja si pasojë e një sërë faktorëve, duke sjellë forcimin e valutave në nivelet më të larta të 4 viteve të fundit. Kjo disbalancë e ka detyruar Bankën e Shqipërisë të shesë valutë, në plotësim të objektivit të saj për të ruajtur stabilitet të tregut valutor. Sipas BSH-së, me synim shmangien e çrregullimeve në tregun valutor, Banka Qendrore ka ndërhyrë gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke shitur valutë në masën 4 970 milionë lekë. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe kanë vijuar të realizohen veprime të shitjes dhe të blerjes së valutës me Ministrinë e Financave. Shitjet e valutës për llogari të Ministrisë së Financave gjatë tremujorit të dytë arrijnë në nivelin 5.749.80 milionë lekë. Ndërsa, vëllimi i blerjeve me Ministrinë e Financave për këtë periudhë ishte 9,994.08 milionë lekë, duke përshirë edhe blerjet nëpërmjet kontratave të së ardhmes. Banka Qendrore njofton se blerjet e valutës nga institucionet e huaja, (Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim, IDA; Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN dhe Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, IBRD) llogariten në 243.58 milionë lekë.
...