E Diel, 1 Nëntor 2026

Arrestohet në Vlorë ish futbolliste, autor i një masakre

Policia e Vlorës arrestoi sot, në orët e para të mëngjesit 46 vjeçarin Agim Bubeqi, i cili dyshohet të jetë  autor i një ngjarjeje që ndodhi rreth mesnatës, ku mbeti i vrarë një i ri dhe u plagosën katër të tjerë. Zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të  Vlorës, Saimir Koçiaj, tha në një konferencë shtypi  të dhënë mëngjesin e sotëm, u shpreh se "Bubeqi u arrestua në banesën e tij në kushtet e flagrancës në orën 01.30 minuta, duke u gdhirë dita e sotme". “Arrestimi i Bubeqit u bë, pasi në orën 23.30 të 16 korrikut, pas një grindjeje për motive të dobta, ai vrau me thikë shtetasin Edmond Guci, 26 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen “10 korriku”, në qytetin e Vlorës”, konfirmoi Koçiaj. Sipas tij, në këtë ngjarje, mbetën të plagosur edhe shtetasit Enjard Nuraj, 21 vjeç, Juljan Islamaj, 27 vjeç, Gëzim Bardhaj, 40 vjeç dhe Musa Brahimaj, 28 vjeç, të cilët janë goditur nga Bubeqi, me të njëjtën thikë dhe kanë marrë plagë në pjesë të ndryshme të trupit. Zëdhënësi Koçiaj konfirmoi gjithashtu se, “në momentin e arrestimit, shtetasit Agim Bubeqi, ju gjet me vete thika me të cilën kreu krimin, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”. Materialet proceduriale ju referuan Prokurorisë së Rrethit të Vlorës, për veprën penale të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, ndërkohë që po vazhdon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ngjarja e mësipërme, ndodhi afër mesnatës, në një lokal në lagjen “Isa Boletini”, në qytetin e Vlorës. Mësohet se, Bubeqi, ish futbollist i “Flamurtarit”, u grind me të rinjtë e përfshirë në këtë ngjarje, për motive që policia i cilëson “të dobta”. 

Pas kësaj, mësohet se, ai ka shkuar në banesën e vet, që gjendej shumë pranë, ku ka marrë  një thikë, me të cilën ka qëlluar në drejtim të 5 të rinjve, që ndodheshin në një tavolinë të lokalit. Për pasojë mbeti i vdekur për shkak të plagëve të rënda, 26 vjeçari Guci, ndërkohë që u plagosën 4 të rinjtë e tjerë që aktualisht, ndodhen në spitalin rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën. Pas kësaj ngjarjeje, Bubeqi u shkoi në banesën e tij ku pak orë më pas u prangos nga policia. 46 vjeçari Agim Bubeqi, ka qenë një nga futbollistët më të njohur të skuadrës së “Flamurtarit” dhe lojtar i përfaqësueses, në vitet ’80-të.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›