OKB, Kosova dhe qellimet e perbashketa
Nga Skender Hyseni
Minister i Jashtem i Republikes se Kosoves
Muajin e kaluar, me saktesisht me 17 shkurt, populli i Kosoves ka festuar ne menyre paqesore dhe shume dinjitoze pervjetorin e pare te pavaresise se vendit tone. Perkunder provokimeve te renda dhe sfidave qe i jane bere gjendjes se sigurise, te nxitura nga nje numer i konsiderueshem i anetareve te Parlamentit te Republikes se Serbise, te cilet u bashkuan per njefare seance ne Zvecan, situata e sigurise ka qene e qete dhe paqesore gjate festes sone nacionale. Dita e pavaresise ishte po ashtu nje rast i mire per te hedhur nje shikim prapa dhe per te konstatuar te arriturat, perparimin, ngjarjet kryesore dhe zhvillimet ne Kosove gjate vitit te pare te pavaresise. Njohja e Kosoves shtet i pavarur dhe sovran ka vazhduar. Qe nga debati i fundit per Kosoven ne Keshillin e Sigurimit, edhe kater vende te tjera e kane njohur Kosoven shtet te pavarur dhe sovran. Deshiroj t'u
shpreh falenderimin dhe mirenjohjen tone te thelle popujve dhe qeverive te Panamase, Mikronezise, Maldiveve dhe Palaut per perkrahjen e te drejtes se popullit te Kosoves per te qene i lire dhe i pavarur.
Sa i perket gjendjes, ne Kosove ka pasur mjaft zhvillime pozitive qe nga debati i fundit ne Keshillin e Sigurimit. Ka vazhduar rinkonfigurimi i UNMIK-ut dhe misioni evropian i rendit dhe ligjit EULEX eshte vendosur ne gjithe territorin e Republikes se Kosoves, me 9 dhjetor. E kemi mirepritur shume vendosjen e EULEX-it dhe derisa EULEX-i po fiton fuqi te plote operacionale, per arsye shume praktike dhe pragmatike, kerkojme perfundimin e misionit dhe te mandatit te UNMIK-ut. Vendosja e EULEX-it ne gjithe territorin e Kosoves, ne pajtim me mandatin i cili buron nga:
a. Deklarata e Pavaresise se Kosoves,
b. Pakoja e Ahtisarit,
c. Kushtetuta e Republikes se Kosoves,
d. Ligjet e Republikes se Kosoves,
e. Plani i Perbashket i Veprimit i BE-se i 4 shkurtit 2008 dhe
f. Ftesat e 17 shkurtit e te 8 gushtit eshte ngjarje kyce e periudhes ne mes te dy sesioneve te Keshillit te Sigurimit per Kosoven.
Nderkaq, Parlamenti i Kosoves, ne seancat e 15 dhe 16 dhjetorit, ka miratuar nje numer te ligjeve te rendesishme, duke perfshire Ligjin per Gjykaten Kushtetuese dhe Ligjin per Sherbimin e Jashtem, perkatesit Ligjin per Sherbimin Diplomatik dhe Konsullor te Republikes se Kosoves. Perpos dhjete ambasadave te para, tashme funksionale, themelimi i dymbedhjete misioneve te tjera diplomatike dhe nente misioneve konsullore te Republikes se Kosoves eshte ne proces. Ndertimi i institucioneve shteterore, qe bazohen ne standardet evropiane, ka vazhduar me inaugurimin ne janar te Forces se Sigurise se Kosoves. Me ndihmen e NATO-s po zhvillojme nje force te sigurise nen kontroll civil. Forca e Sigurise e Kosoves eshte ne te mire te fqinjeve njesoj si edhe te vendit tone. Do te jete nen kontroll demokratik, multietnike, jopolitike, e trajnuar nga NATO, force e fokusuar kryesisht ne reagime emergjente dhe pergjithesisht ne aktivitete qe promovojne zhvillim dhe stabilitet rajonal. Ne shkurt jane promovuar edhe dy institucione te tjera te rendesishme te republikes: Keshilli i Sigurise i Kosoves, qe kryesohet nga kryeministri, dhe eshte bere emerimi i drejtorit te Sherbimit Kosovar te Inteligjences.
Qeveria e Republikes se Kosoves po punon pa nderprere per te adresuar ceshtje te shumta te rendesise se madhe per vendin tone, vecanerisht ne fushen e ekonomise, drejtesise, sigurise, si dhe ne luften kunder krimit, korrupsionit dhe aktiviteteve te ndryshme kriminale nderkufitare. Qeveria po ashtu me kujdes te madh po menaxhon asistencen financiare qe shume kombe te botes po ia japin Kosoves. Jane bere permiresime substanciale ne infrastrukturen shkollore dhe rrugore, po ashtu perparime te medha jane bere edhe ne fusha te tjera. Qeveria jone ka vazhduar te kerkoje menyra dhe rruge per te permiresuar kushtet ne rajonet me komunitete pakice, sidomos ne ato serbe. Me duhet te them megjithate se Republika e Serbise nuk ka qene e dobishme fare ne kete drejtim, sepse ka vazhduar nxitjen dhe perkrahjen e strukturave ilegale dhe kriminale ne Veri.
Serbia ne menyre aktive po punon qe te ndaloje qytetaret serbe te Kosoves qe te bashkepunojne me institucionet te cilat duan t'i mbrojne te drejtat e tyre, t'u ndihmojne per t'i zgjidhur problemet dhe per te permiresuar jeten e tyre. Qeveria serbe perkrah strukturat paralele ilegale, te cilat po i eksploatojne qytetaret serbe te Kosoves, po u krijojne konfuzion dhe asnjehere nuk po u ofrojne ndihme ose zgjidhje per problemet e tyre. Situata ne Veri mbetet ceshtje e brengosjes me te madhe. Paligjshmeria me perkrahjen evidente te lidershipit te Beogradit e ka shnderruar kete pjese te Kosoves ne parajse per te gjitha llojet e veprimeve te paligjshme ekonomike dhe kriminale.
Institucionet e Republikes se Kosoves jane te perkushtuara qe te bashkepunojne ngushte dhe me Zyren Civile Nderkombetare dhe EULEX-in, per te rivendosur rendin dhe ligjin ne Veri dhe per te permiresuar situaten dhe kushtet e jeteses ne vendbanimet me shumice serbe.
***
Republika e Kosoves bashkepunimin me fqinjet e ka vene si prioritet te larte. Beogradi po perpiqet te pengoje bashkepunimin tone me fqinjet dhe me komunitetin nderkombetar, duke bllokuar pjesemarrjen tone ne trupa rajonale dhe nderkombetar. Beogradi po bllokon eksportet tona ne Serbi. Qeveria jone eshte permbajtur nga masat reciproke, qe do te demtonin njerezit dhe bizneset ne te dyja anet.
Shpresojme se Republika e Serbise do ta kuptoje dhe pranoje domosdone e bashkimit ne perpjekjet e kombeve te tjera te Ballkanit Perendimor per te krijuar nje ambient bashkepunimi dhe mirekuptimi ne rajon, perfshire ketu edhe normalizimin e marredhenieve me Republiken e Kosoves. Qeveria jone eshte e gatshme te bisedoje me Serbine per nje varg ceshtjesh te interesit te ndersjelle si dy shtete te pavarura dhe sovrane. Dialogu do te ndihmonte ne shtendosjen dhe normalizimin e marredhenieve ndermjet vendeve tona. Ne Kosoven e re nuk do te kete vend per urrejtje dhe dhune. Institucionet e Kosoves jane te perkushtuara per te ndertuar nje demokraci multietnike, ne paqe me fqinjet dhe qe do t'i kontribuonte bashkepunimit dhe stabilitetit rajonal e global.
Jemi te perkushtuar te ndjekim objektivin e anetaresimit te plote ne Bashkimin Evropian sa me shpejt qe te jete e mundur, duke zbatuar reformat e kerkuara. Konkluzioni i Komisionit Evropian i 5 nentorit 2008 se edhe Kosova, krahas vendeve te tjera te Ballkanit Perendimor, ka perspektive te qarte evropiane dhe se nje studim fizibiliteti do te pergatitet per te cuar perpara perspektiven evropiane te Kosoves, eshte inkurajim per ne qe te intensifikojme perpjekjet per permbushjen e kerkesave te nevojshme. E ardhmja e te gjitha shteteve te Ballkanit Perendimor jane integrimet evropiane dhe Kosova e ka ndermend ta ndjeke kete qellim me vendosmeri.
Me qellim arritjen e objektiva te theksuara, institucionet e Republikes se Kosoves do ta vazhdojne bashkepunim me SHB-te, BE-ne dhe NATO-n. Bashkepunimi i ngushte me partneret tane nderkombetar eshte i pazevendesueshem ne kohen kur po zbatojme Planin Ahtisari dhe po punojme per ndertimin e nje Kosove multietnike, e cila mbeshtetet ne vlerat demokratike dhe standardet me te larta nderkombetare.
***
Me lejoni te theksoj edhe nje here perkushtimin e fuqishem te Kosoves per t'u bere nje anetare kontribuuese e bashkesise nderkombetare. Republika e Kosoves do te punoje me te gjithe anetaret e Keshillit te Sigurimit per promovimin e qellimeve te perbashketa, paqes dhe sigurise nderkombetare. Edhe nje here, deshiroj t'ju falenderoj per mundesine e dhene per te paraqitur pikepamjet e Republikes se Kosoves.
* Fjala e ministrit te Jashtem te Republikes se Kosoves, mbajtur dje, ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se