E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berati e Lushnja legalizohen sot

Blerina Hoxha

Shperndarja e lejeve te legalizimeve vijon sot ne Lushnje dhe ne Berat, ndersa ky proces ka nisur tashme ne shume qarqe te vendit. Drejtori i Pergjithshem i ALUIZNI, Shaban Memia eshte shprehur per mediat se, procesi ka ecur me ritme te shpejta dhe tashme rreth 80% e punes eshte kryer nga administrata, por jane qytetaret ata qe tani duhet te shkojne te shlyejne detyrimet sipas ligjeve dhe te pajisen me lejet e legalizimit. ALUIZNI, po vazhdon takimet ne te gjitha qarqet e vendit, sipas kalendarit te njoftuar publikisht per shperndarjen e lejeve te legalizimit. "Gjate javes se kaluar ALUIZNI, shperndau lejet e legalizimit ne disa nga qarqet kryesore te vendit. Ne Qarkun Vlore dhe bashkine Sarande, ne Qarkun Gjirokaster dhe bashkite Gjirokaster, Permet e Tepelene, si dhe ne Qarkun Lezhe. Procesi i legalizimeve po i jep fund mbajtjes peng te mijera ekonomive familjare, duke dhene zgjidhje jo vetem per to, por edhe per ekonomine dhe zhvillimin urban te qyteteve", eshte shprehur Memia gjate shperndarjes se lejeve. Aktualisht, ne mbare vendin jane ne proces perpunimi, 134.341 dosje objektesh informale, nderkohe qe ka perfunduar pergatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor dhe pritet te legalizohen afro 12.297 objekte informale, te cilat gjenden ne fazen perfundimtare te likuidimit te detyrimeve financiare nga qytetaret. Deri ne kete moment ALUIZNI ka permbyllur plotesimin e dosjeve, dhe ka gati per pajisje me leje legalizimi, 4.504 objekte, per te cilat qytetaret kane shlyer detyrimet financiare. Legalizimi i ketyre pasurive informale do te pasohet nga procesi i regjistrimit te tyre ne zyrat vendore te regjistrimit te pasurive te paluajtshme, ne funksion te perfshirjes se tyre ne sistemin kombetar te regjistrimit dhe pajisjes me tituj pronesie, brenda afateve te parashikuara ne kuadrin ligjor. Drejtorite rajonale te ALUIZNI-t kane plotesuar dokumentacionin e dosjeve te legalizimit per cdo objekt informal, si dhe kane njoftuar qytetaret per shperndarjen e lejeve te legalizimit, sipas afateve te fiksuara ne kete kalendar. ALUIZNI do te publikoje ne vazhdimesi ne faqen zyrtare ne internet, si dhe ne media, informacion te dobishem per publikun e interesuar ne lidhje me ritmet e procesit te shperndarjes se lejeve te legalizimit per objektet informale, te dhena mbi detyrimet financiare te paguara nga qytetaret, ecurine e regjistrimit te pasurive te legalizuara ne sistemin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme, etj.

Legalizimet, menyra e pageses

"Nese parate ne kembim te legalizimit te baneses shlyhen cash, menjehere perfituesi do te kete 20 per qind bonus", tha dje drejtori i Agjencise se Legalizimit, Shaban Memia gjate shperndarjes se certifikatave te para, te lejeve te legalizimit per 5400 objekte, qe ndodhen ne disa qarqe te vendit. Sipas vendimit te qeverise, ne rast se qytetaret paguajne detyrimin financiar te gjithe njeheresh, do te perfitojne ulje 20 per qind te vleres. Kush perfundon kete proces brenda vitit, do te kete ulje deri ne masen 10 per qind. Ndersa per ata qytetare qe nuk kane mundesi financiare, per ta paguar menjehere do te perdoret sistemi me keste deri ne 3 vjet. Gjate kesaj periudhe prona regjistrohet ne hipoteke dhe mbetet ne pronesi te shtetit, deri ne momentin qe perfundon pagesa.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›