E Shtunë, 31 Tetor 2026

Petric: Pas Rambujese, radha e BE-se

Ju keni qene i pranishem si perfaqesues i Bashkimit Evropian ne bisedimet e Rambujese per Kosoven dhjete vjet me pare. Si e kujtoni dhe e vleresoni kete ngjarje, e cila solli me pas nderhyrjen e NATO-s me 24 mars?

Me duhet te them, se pikerisht keto dite po mendoj shume shpesh per negociatat e Rambujese, sepse mendoj se atje eshte dhene shansi per zgjidhjen paqesore te konfliktit te Kosoves. Sikur dhjete vjet me pare te ishte nenshkruar marreveshja e Rambujese, me kushtin qe pas tre vitesh te kishte nje zgjidhje tjeter, atehere sot do te ishim ndoshta me perpara ne rezultatet e arritura. Prandaj, mendoj se Rambujeja ka qene nje shans i humbur. Kjo solli edhe tek nderhyrja ushtarake e NATO-s e cila nuk i dha fund konfliktit, por e futi ate ne nje faze tjeter.

Sipas jush, sa ka evoluar politika e Beogradit ne drejtim te Kosoves, me gjithe keto zhvillime ne dhjete vitet e fundit?

Ka patur faza te ndryshme: Faza e rezignacionit, faza e heqjes praktikisht dore prej Kosoves, ne vecanti pas rrezimit te Milloshevicit ne vitin 2000. Mirepo me vone, nen presionin e forcave ekstremiste te mbledhura rreth Sheshelit dhe politikaneve te tjere ne Beograd, Kosova u kthye serish ne rendin e dites. Ne vend qe te provohet me afrim pragmatik, problemi i Kosoves eshte keqesuar dhe komplikuar vitet e fundit ne Serbi edhe me shume. Kjo ka bere qe te zvarritet edhe vendosja perfundimtare e paqes ne rajon.

Kosova eshte prej nje viti shtet i pavarur. A po tregon pjekuri udheheqja politike e shtetit te ri ballkanik ne drejtim te zhvillimeve sipas kritereve bashkekohore dhe ne raport me qendrimet e Beogradit? A eshte e angazhuar BE-ja mjaftueshem per te mbeshtetur shtetin e ri ballkanik?

Do te thosha se duhet vleresuar gatishmeria dhe pergjegjesia e qeverise se Kosoves. Per fat te mire ne Kosove nuk pati trazira te medha apo konflikte. Qeveria i ka marre parasysh qendrimet e opozites dhe kundershtimet e pavaresise se Kosoves prej Beogradit dhe po perpiqet, qe se bashku me bashkesine nderkombetare, ne vecanti tani me BE, te gjeje rrugen per njohjen e plote te pavaresise. Une jam natyrisht i brengosur qe Kosoven ende nuk e kane njohur te gjitha shtetet anetare te BE-se, por ne anen tjeter po kuptohet gjithnje e me shume brenda BE-se, se nje zgjidhje e perbashket eshte e domosdoshme. Edhe Beogradi po e kupton se pa zgjidhjen e konfliktit te Kosoves, pa zgjidhjen e statusit dhe njohjen e pavaresise se plote te Kosoves nuk do te kete pranim te Serbise ne BE.

Si e vleresoni situaten ne veri te Kosoves? A mund te kete nje ndarje te Mitrovices? Dhe, sa e rrezikon te ardhmen e Kosoves kjo gjendje?

Ne parim jam kunder ndarjes, sepse ne Ballkan ka pasur teper ndarje. Me ne fund duhet shkuar rruges se integrimeve, domethene bashkengjitjes se tere rajonit ne BE dhe ne vecanti vendosjes se bashkepunimit me BE. Ndarja e Mitrovices nuk do te thote zgjidhje por zgjatje e konfliktit, i cili do te rrezikonte shtrirjen e konfliktit edhe ne rajonet e tjera, ne Serbi, Maqedoni dhe para se gjithash ne Bosnje - Hercegovine. D.m.th., une jam kunder nje ndarjeje te re dhe mendoj, se BE-ja duhet te ndihmoje ne vendosjen e te ashtuquajturave parime rajonale, ku palet do te binin dakord per parimet kryesore. Nje prej tyre duhet te jete kundershtimi i ndarjeve te reja dhe ndryshimit te kufijve, sepse vetem me integrime mund te humbase domethenia e kufijve ne aspektin ekonomik, politik dhe ate te qarkullimit te njerezve. Eshte ky nje rajon ku njerezit per shekuj te tere, pak apo shume, kane jetuar mire se bashku. Ky element duhet te ritheksohet edhe ne kuader te perpjekjeve per anetaresimin ne BE. Nje prej kushteve per anetaresim ne BE eshte, qe ne rajon te vendosen raportet normale fqinjesore.

Ballkani eshte i perfshire nga korrupsioni, Kosova po ashtu. Sa i demshem eshte ky fenomen per shtetin e sapoformuar?

Korrupsioni eshte shume-shume i demshem. Une e kam quajtur nje here korrupsionin, si nje semundje kanceri te Ballkanit. Vazhdoj te jem shume i shqetesuar per faktin se korrupsioni demton edhe shume gjera pozitive, qe ekzistojne ne rajon. Jam i bindur se udheheqesit politike dhe menaxheret ekonomike duhet te angazhohen me shume per mireqenien e pergjithshme te njerezve dhe te shtetit. Ne vecanti shteti i ri i Kosoves mund te demtohet shume, ne qofte se elitat jane te korruptuara. D.m.th, lufta kunder korrupsionit nga larte dhe nga poshte, nga shoqeria, organizatat joqeveritare dhe partite politike duhet te jete nje prej synimeve me te rendesishme ne Kosove.

A ka Kosova perspektive per t'u bere anetare e BE-se?

Volfgang Petric: Besoj se edhe njerezit ne Kosove e kane kuptuar, se perspektiva evropiane mund te jete vetem nje perspektive e perbashket, si per Serbine ashtu edhe per shtetet fqinje. Jam shume i kenaqur per faktin se ka shume zhvillime pozitive mes Kosoves dhe vendeve te rajonit. E di qe me Bosnje-Hercegovinen nuk jane vendosur ende raportet diplomatike. Natyrisht as me Serbine, qe perben problemin kryesor, i cili mund te zgjidhet ne fund, kur te dyja vendet te futen ne BE. Mendoj se te dyja keto vende duhet te anetaresohen njekohesisht ne BE, atehere kur te kene vendosur raporte te civilizuara mes vetes. Kosova ka vendosur raporte te mira me Malin e Zi dhe me Maqedonine, qe eshte shume me rendesi. Besoj se kjo rruge duhet te vazhdohet. Duhet nxitur bashkepunimi rajonal, me synim plotesimin e kushteve per nje kooperim te shpejte, qe do te coje drejt integrimit evropian.

Intervistoi: Mimoza Cika Kelmendi/DW


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›