Depozitat deri ne 25 mije euro garantohen, projekti mberrin ne Kuvend
Shume shpejt projektligji qe do te garantoje depozitat e shqiptareve ne banka, ne limitin e 25 mije eurove, do te marre forme ligjore. Kuvendi do te nise kete jave shqyrtimin e projektligjit te qeverise, qe synon kompensimin e plote te depozitave ne rast falimentimi te ndonjeres prej bankave, qe ushtron aktivitet ne vendin tone. Sipas projektit te qeverise, Agjencia e Sigurimit te Depozitave (ASD) kompenson depozitat e siguruara kur autoriteti mbikeqyres nderhyn ne banken e siguruar, ose kur kjo e fundit likuidohet vullnetarisht. Ne ligj thuhet se "Agjencia kompenson depoziten e siguruar ne masen 100 per qind, por jo me shume se 25 mije euro. Kompesimi i depozitave fillon menjehere pasi Agjencia njoftohet me shkrim per nderhyrjen apo likuidimin vullnetar te bankes". Nderkohe, ne projektligj jane parashikuar dhe afatet e kompensimit te plote te shumave, duke mos lejuar shtyrjen e ketij procesi ne nje afat te tejzgjatur. Brenda 60 diteve nga hyrja ne fuqi e ligjit, ASD-ja duhet te njoftoje te gjitha bankat apo kompanite e tjera, per ndryshimet ne ligj si dhe per detyrimet qe lindin prej tij. Referuar projektit te qeverise, Autoriteti mbikeqyres do te kete detyra me te rrepta ndaj bankave, duke marre dhe kompetenca per te nderhyre, ne rast se verehen shkelje apo problem. "Autoriteti gjithashtu mundet te urdheroje banken e siguruar per pushimin e menjehershem te veprimeve, te konsideruara si kundervajtje dhe marrjen e masave korrigjuese. "Ai urdheron banken e siguruar qe t'i paguaje Agjencise fitimin e munguar per mospagimin ne kohe te kontributit te primit", thuhet ne projektligj. Vendimi i Keshillit te Ministrave synon te terheqe ne Shqiperi edhe kursimet e emigranteve. Ne ligjiin aktual, shuma e garantuar e depozitave eshte 700 mije leke. Rritja e shumes deri ne 25 mije euro, e rrit pragun afersisht me kater here.Rritja e kufirit te sigurimit te depozitave merret ne nje kohe kur vendet e zhvilluara, po perballen me nje krize te rende financiare, e ardhur pas kolapsit te disa bankave.
Projekti
Sipas projektit te qeverise, depozitat e shqiptareve ne banka, garantohen ne limitin e 25 mije eurove. Kuvendi do te nise kete jave shqyrtimin e projektligjit, qe synon kompensimin e plote te depozitave ne rast falimentimi te ndonjeres prej bankave.
Dhoma Amerikane e Tregtise ka denoncuar dje moszbatimin e sakte te ligjit. Pretendimet e biznesit per udhezimin e financave
Projekti
Sipas projektit te qeverise, depozitat e shqiptareve ne banka, garantohen ne limitin e 25 mije eurove. Kuvendi do te nise kete jave shqyrtimin e projektligjit, qe synon kompensimin e plote te depozitave ne rast falimentimi te ndonjeres prej bankave.
Dhoma Amerikane e Tregtise ka denoncuar dje moszbatimin e sakte te ligjit. Pretendimet e biznesit per udhezimin e financave