Banka e Shqiperise qeveria dergon kandidaturat per bordin

Qeveria i dërgon Parlamentit tre kandidaturat për bordin mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Guvernatori aktual, Ardian Fullani, drejtuesja e Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, Elisabeta Gjoni dhe këshilltari i kryeministrit, Petraq Milo janë kandidatët që qeveria propozon për bordin e Bankës së Shqipërisë. Po kështu, qeveria ka miratuar edhe privatizimin e Albpetrol; privatizim që do të bëhet në përputhje të plotë me ligjin e vitit 1998-të.
"Vendimin për privatizimin e Albpetrol, privatizim i cili do të bëhet në përputhjen më të plotë në ligjin e miratuar në vitin 1998 për privatizimin strategjik. Janë propozimet e KM për bordin e Bankës së Shqipërisë. Kandidaturat që propozon këshilli i Ministrave dhe Parlamenti janë Guvernatori aktual zoti Ardian Fullani, propozohen zonja Elisabeta Gjoni, dhe zoti Petraq Milo", tha kryeministri Sali Berisha.
Buxheti i ri i shtetit do të kalojë në mbledhjen e qeverisë, javën e ardhshme, ndërkohë kryeministri Sali Berisha premtoi se rritja e rrogave dhe pensioneve do të jenë prioritet në buxhetin e ri. Shefi i qeverisë porositi ministrat të shqyrtojnë mundësinë e kursimeve, duke paralajmëruar shkurtim të shpenzimeve operative në masën 5% për të gjitha institucionet.
"Do ketë një ngushtim të shpenzimeve operative për të gjitha agjencitë përvec institucionit të zbatimit të ligjit. Institucionet e tjera duke filluar nga KM dhe të gjithë me radhë do të kenë në shpënzimet operative 5 për qind zvogëlim", vijoi Berisha.
Kryeministri ka ironizuar edhe kreun e PS-së, duke theksuar se politikanët shkruajnë kujtime përpara se të dalin në pension politik. “Edhe libri i Ramës është i gjinisë së kujtimeve, në prag të pensionit politik”, tha Berisha.
Erjon Ajazi