E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria kërkon “burgim të përjetshëm” për Lavdërim Tufën

Për herë të dytë prokuroria kërkon të njëjtin dënim për Lavdërim Tufën, atë me burgim të përjetshëm. Në seancën e ditës së mërkurë organi i akuzës i ka qëndruar pretencës së gjykimit të parë që është bërë ndaj të akuzuarit, i cili ka marrë dënimin maksimal për vrasjen e Fatmir Ramës, ose të njohur ndyrshe si Miri Xhikes. Rikthimi i çështjes për rigjykim nga gjykata e lartë nuk ka ndryshuar vendimin e prokurorisë së Tiranës, por ajo që ka hedhur hije për të vetmen provë të akuzës, atë të ADN së fijes se flokut, është shpjegimi i dhënë nga eskpertët shqiptarë për ekspertimin e kësaj prove. Në seanca të mëparshme ekspertët shqiptarë kanë hedhur poshtë ADN e fijes së flokut, ajo që mban në qeli me burg përjetë për vrasjen Fatmir Ramës, Lavdërim Tufën. Në konkluzionin e tyre të aktit të ekspertimit duke ju referuar aktit të ekspertit Italian, Renato Biondo ata kanë argumentuar se vlera 90 për qind e ekspertit italianë përjashton profilin e ADN të Lavdërim Tufës si të njëjtë me individin 2, provë e cila është marrë ne vendin e ngjarjes ku u vra në vitin 2003 Fatmir Rama ose i njohur ndryshe si Miri i Xhikes. Ngjarje kjo e ndodhur në Katodrom në zonën e Lundrës. Tashmë do të jete mbrojtja ajo që në seancën tjetër do të nxjerrë konkluzionet e saj për te mbrojtur Lavdërim Tufën. Ndërkohë vendimi përfundimtar i cili do të merret nga gjykata e kryeqytetit do të shoh dhe marrë për bazë edhe shpjegimet e bëra nga ekspertët shqiptarë të cilët çojnë drejt pafajësisë Lavdërim Tufën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›