E Shtunë, 31 Tetor 2026

Redford Shqiperia probleme me korrupsionin

Zv. ambasadori i OSBE në Tiranë Dan Redford tha se Shqiperia ka probleme serioze me korrupsionin.Deklaratat e numrit dy te OSBE-se u bene gjate nje takimi mes inspektoriatit te larte te kontrollit te pasurive dhe anetareve te keshillit bashkiak ku u diskutua mbi luften kunder korrupsionit.  Gjate fjales se tij Redford u kerkoi anëtarëve te Këshillit Bashkiak të bashkëpunojnë, ndërsa shtoi se  edhe politika duhet te jape kontributin e saj ne luften ndaj fenomenit.
 
"Angazhimi i tyre për të luftuar korrupsionin nuk pasohet gjithmonë nga një zbatim konsistent i legjislacionit ekzistues dhe kjo vlen jo vetëm për qeverisjen. Dhe sic e dimë nga shumë raporte kombëtare dhe ndërkombëtare, korrupsioni mbizotëron në shumë sektorë dhe mbetet një problem serioz për shoqërinë shqiptare. E pikërisht në këtë kontekst duhet të shihen edhe shumë përpjekje koordinuese që bëjnë aktorët kombëtarë, përfshi edhe ILDKP. Të gjitha përpjekjet do të kenë sukses vetëm nëse të gjithë zyrtarët, ata publikë dhe ata të zgjedhur në institucione, nivele lokale dhe qendrore marrin një angazhim personal për ta zhdukur me rrënjë korrupsionin. Ju mund ta bëni këtë nëse të gjitha partitë politike, pavarësisht bindjeve të punojnë së bashku", tha Redford.

Sakaq kreu i Inspektoriatit te Kontrollit te Pasurive, Adriatik Llalla tha se rruga drejt uljes së nivelit të korrupsionit ka pengesat e veta. Kjo agjenci deri me tani ka ne hetim rreth 50 zyrtare te larte për raste të dyshuara të korrupsionit.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›