Nis asgjesimi i fleteve te votimit te 8 majit

Asgjësimi i fletëve të zgjedhjeve lokale të 8 majit nis me Tiranën. Pas 5 ditësh, votat e kryeqytetit, të cilat u numëruan të fundit dhe zgjatën maratonën elektorale me rreth 2 muaj, nuk do të ekzistojnë më.
"Asgjësimi ka filluar me qarkune Tiranës pasi është dhe qarku i fundit që ka mbërritur dhe teknikisht janë kutitë e para që janë në magazinë. Afërsisht asgjësohen dy deri në tre ZAZ në ditë që është mesatarisht 1 mijë kuti në ditë", tha Erida Dobrushi, drejtoreshë e logjistikës dhe materialeve zgjedhore ne KQZ.
Ndryshe nga fletët e 2009, këto të zgjedhjeve të fundit po asgjësohen në ambjentet e Rezervave të Shtetit, pak metra larg magazinave ku janë ruajtur deri më tani.
Pothuajse në të gjithë komunat ku u ripërsëritën zgjedhjet, por dhe ato ku pati kontestime në kolegjin zgjedhor, prokuroritë e rretheve kanë konfiskuar për hetim kutitë me fletët e votimit. Të fundit ishin ato të Shalës, ndërkohe që një kërkesë të tillë e ka paraqitur dhe prokuroria e Elbasanit.
"Nuk ka asnjë kërkesë sekuestro nga prokuroria e Tiranës për sekuestrim të kutive të qarkut të Tiranës. 2-3 muajt e fundit ka kërkesa për sekuestrim materialesh nga zona të caktuara, kryesisht komuna dhe kryesisht për kuti materiale zgjedhore pasi lidhet me dokumentacionin që ka punuar qëndrat e votimit. Duke llogaritur dhe kutinë e fundit që ka ardhur ka marr sot prokuroria e Shkodrës janë rreth 14 kuti", vijon Dobrushi.
Janë rreth 15 mijë kuti të cilat duhen hapur deri në 31 dhjetor. Për këtë proces Komisioni qendror i zgjedhjeve ka vënë në dispozicion 54 milion leke të vjetra.
Elona Gjylmi