Te semuret me tumore. ISKSH buxhet te vecante per barnat
Një pjesë e buxhetit të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetsor shkon për trajtimin me barna të të sëmurëve me tumor në stadet e fundit. Këta pacientë trajtohen në qendra të posacme private në Tiranë, Durrës, Korcë pavarësisht se rimbursimi bëhet nga ISKSH, kjo në sajë të kontratave të lidhura mes dy palëve. Përfaqësuesit e ISKSH thonë se ata mbulojnë trajtimet me barna që i përkasin listës së rimbursueshme, ndërkohë dhe vizitat janë falas.
"Si kushdo kategori tjetër ne bëjmë planifikimet dhe vendosjet përkatëse të buxhetit të tyre dhe nëse do të permendim vetëm nga qëndra shëndetësore nga SOB,Shërbimi Onkologjik në Banesë gjatë këtij 8 mujori janë rreth 8 mln lekë të reja rimbursime për pacientët.Duhet të kemi parasysh që janë barna për lehtësimin e dhimbjeve, sepse barnat që përdoren përpara janë shumë të shtrenjta dhe ka kosto të larta për ISKSH. Kurse gjithashtu dhe nga qenderat private, për shembull nga Rajderi, ka qenë goxha rimbursim, rreth 2 mln lekë të reja rimbursim për këtë 8 mujor. Pra, duke hequr mënjanë koston e barnave të cilat SOB i blen dhe i përdor gjatë trajtimit të përditshëm", tha Gazmend Kosturi, drejtor i drejtorisë së kujdesit parësor.
Vetëm në Tiranë trajtohen rreth 460 të sëmurë. Gjithsej per periudhen 8 mujore jane leshuar 2900 receta te rimbursuara. Te semuret ne stadet terminale, janë persona të cilët nuk kanë nevojë vetëm për trajtime kurativ me barna, por edhe per kujdes psikosociale dhe ekonomike.
Edlira Sulejmani