E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depozitat tendence per kursime ne valute

Viti 2011 po njeh ndryshme të tendencave të depozitave dhe kursimeve që kanë shqiptarët. Në pothuajse të gjitha bankat e nivelit të dytë depozitat në monedhë të huajë po bëhen më të shumta në numër dhe shuma krahasuar me ato që janë në monedhën shqiptare. Për Albanian Screen, drejtues të Bankës e Shqipërisë thonë se fenomeni ka tendenca të qëndrueshme. 

"Referuar shifrave më të fundit vërejmë që ka një prirje të rritjes së depozitave në valutë të huaj. Në dhjetor 2010 shifrat tregojnë se 51.2 për qind e depozitave janë në monedhën vendase dhe 48.8 për qind e tyre në valutë të huaj. Duke marr parasysh dhe shifrat e pjesës së parë të vitit 2011, vërehet që balanca shkon më shumë të rritjes së depozitave në valutë të huaj. Pra, po balancohet pak a shumë niveli mes depozitave në monedhën vendase, dhe atyre në monedhë të huaj",tha Anjeza Harizaj, Përgjegjëse e Sektorit të Rreziqeve jo Kredi, BSH.

Të dhënat e marra nga bankat e hnivelit të dytë tregojnë se janë të shumte personat që kur hapin depozitat deklarojnë se e burimi është emigracioni. Kthimi i besimit të publikut ka bërë që depozitat të njohin vetëm rritje pas krizës së dy viteve më parë.

"Pas rënies së depozitave gjatë tre mujorit të fundit të vitit 2008 fenomen i cili vazhdoi dhe gjatë vitit 2009, dhe depozitat e klientëve filluan të riktheheshin përsëri në sistem, duke arritur pikun e tyre në muajin prill të 2009. Ky trend rritës vazhdoi dhe gjatë vitit 2010. Në dhjetor të vitit 2010, totali i depozitave ishte 816.7 miliardë lekë, duke prezantuar një rritje me 122 miliardë lekë. Krahasimi që sapo bëra është një krahasim një vjecar. Në terma relative krahasuar me fundin e 2009 rritja është rreth 10 për qind më e lartë", vijon Harizaj.

Në të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregohet se rreth 80 pë qind e depzoitave janë me afat, ndërsa jesa tjetër janë llogari rrjedhëse dhe depozita pa afat. Aktualisht në tregun shqiptare operojnë 16 banka të nivelit të dytë.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›