E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë, studiuesit parashikojnë 120 vjet jetë



Mosha mesatare e njerëzve bëhet gjithnjë e më e lartë. Gratë mund të jetojnë deri në 120 vjeç. Provat arrijnë nga një studio e Universitetit të Harvardit, publikuar në “Nature”. Studiuesit kanë bërë disa teste mbi kavie, tek të cilat është vënë re zgjatja e jetës, pas manipulimit të gjeneve. “Shumë prej gjeneve të “interesuara” u përkasin rrugëve metabolike, në gjendje që të rregullojnë transformimin e sheqernave dhe yndyrnave. Kur alternohen me manipulim gjenesh, kafshët jetojnë më gjatë dhe janë më të shëndetshëm”, thonë studiuesit. Me pak fjalë, të gjitha qeniet janë të destinuara për të vdekur, por teorikisht, secili ka në vetvete një linjë qelizash të pavdekshme për t’ia transmetuar një pasardhësi. Por sipas studjuesve kërkohet edhe pak fat. E fati duhet stimuluar dhe kjo përmes një jete të shëndetshme që është në bazën e çdo mbijetese. Kështu, rekomandohet heqja dorë nga duhani, jeta sedentare, ushqimet e shpejta (“fast food”), pijet superalkoolike dhe stresit, pa harruar se qindvjeçarët e ardhshëm do të kenë më shumë mundësi për t’u vaksinuar, për t’u kuruar, për të pasur ujë të pijshëm dhe një rrjet shërbimesh të nevojshme. E pra, nuk ka pavdekësi pa një progres social dhe mirëqenie, truri, duhet të stërvitet, të mbahet aktiv dhe produktiv. “Në gjithë këtë histori, gratë kanë natyrë më e favorshme, pasi qysh tani diferenca e jetës mesatare është 4-5 vjet dhe do të jetë më shumë në të ardhmen. Në të vërtetë hyjnë në lojë mekanizmat hormonalë dhe gjenetikë në jetëgjatësi, të ndryshëm mes grave dhe burrave, dhe që janë në avantazh të kësaj të fundit. Kjo vlen jo vetëm për ne qeniet humane, por edhe për gjitarët e tjerë, për mizat, madje edhe për hermafroditët, si në rastin e krimbave. Do të jetë progresi i së ardhmes që ndoshta mund të zvogëlojë këtë diferencë”, shtojnë shkencëtarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›