E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhëmbë të bardhë si yll Hollywood-i



Metoda për të pasur një buzeqeshje të shndritshme si të aktorëve të Hollywood-it, tashmë ka me shumicë, zbardhje të realizuara në shtëpi, apo tek dentisti. Të gjitha mund të funksionojnë, nëse përdoren mirë. Por përpara se të nisësh të bësh gjithçka vetë, është mirë një këshillë tek dentisti. Po sa zgjat zbardhja? Kjo varet. Sipas specialistëve, rezultati është i lidhur me karakteristikat e dhëmbëve, ngjyra bazë dhe qëndrueshmëria e smaltit, por edhe mënyra e jetesës. Duhen eleminuar, apo minimizuar lëndët që shkaktojnë njolla, si cigarette, kafeja, vera e kuqe dhe pa dyshim duhet praktikuar me skrupolozitet higjena orale. Për t’ia arritur qëllimit mund të përdorësh pastë dhëmbësh për zbardhim, strisha adezive, një lloj maske që përdoret gjysmë ore në mbrëmje e gjysmë në mëngjes, zbardhimi profesional, etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›