E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrave u pëlqejnë format



Bukuria nuk bën domosdoshmërisht rimë me dobësinë. Edhe pse moda nuk heq dorë nga modelet hollake, një studim ripropozon me forcë mitin e gruas “bujare” dhe të “butë”. Sipas këtij studimi, burrat tërhiqen nga format, aq sa duke parë një fotografi të një gruaje të mbushur, u shtohet aktiviteti në pjesën qendrore të trurit, lidhur me konpensimet. është e njëjta zonë që ndizet gjatë konsumit të drogave. Ky studim është një lloj apeli që i bëhet feminilitetit “komod”, të cilave kanë filluar t’i përgjigjen edhe pasarelat e Milanos, si në rastin e sfilatave të Elena Miro-së, që prej 25 vjetësh e vendos elegancën në shërbim të prerjeve të rehatshme. Stilistja ndoshta do të ishte dakord me konkluzionet e studimeve amerikane të publikuara në “Plos One”. Gjatë studimit iu është kërkuar 14 burrave tek të 25-tat të shikonin fotot e grave para dhe pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, që u ka përforcuar format pa ndryshuar peshën trupore. Duke monitoruar aktivitetin cerebral të subjekteve, studiuesit kanë vënë re shtimin e veprimit të qendrave cerebrale. Sipas ekspertëve “format janë një kartë fituese, me shumë gjasa duke konsideruar faktin që burrat e perceptojnë këtë lloj fiziku më të përshtatshmin për të sjellë në jetë një pasardhës të shëndetshëm”. Kështu që mjaft më me dieta të lodhshme për t’u holluar sa të dalin kockat në shesh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›