E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka islamike, 222.7 milionë dollarë për Tiranë-Elbasan

08/04/2011  Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka nënshkruar marrëveshjen me presidentin e Bankës Islamike për Zhvillim, Ahmed Mohamed Ali, për financimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Financimi kap vlerën prej 222,7 milionë dollarësh dhe është dhënë në formë kredie me një afat maturimi prej 17 vjetësh me interes 5 për qind në total. Ministri Bode u shpreh se kredia e ofruar ka kushte shumë të mira dhe normën e interesit më të përshtatshme që mund të gjendet në tregjet ndërkombëtare. Presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim vlerësoi bashkëpunimin e institucionit që ai përfaqëson me qeverinë shqiptare dhe theksoi se me ndërtimin e këtij aksi rrugor do të rriten potencialet tregtare të Shqipërisë. Vlera totale e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan vlerësohet rreth 400 milionë dollarë. Por, ministri Bode tha se me kredinë e marrë nga Banka Islamike për Zhvillim synohet të ulet kosto totale e projektit.

Kredia në lekë, pritet

të shtrenjtim i interesave

Vendimi i Bankës Qendrore në muajin mars për të rritur normën bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje ka shtuar gjasat e shtrenjtimit të kredive në lekë. Ndryshimi i normës bazë ka sjellë reflektimin e menjëhershëm në rritjen e interesave të bonove të thesarit. Sipas ë dhënave të Bankës së Shqipërisë, edhe interesat për kreditë afatshkurtra deri në 6 muaj janë rritur në muajin shkurt, që përfshin kryesisht financimin për kapital qarkullues të bizneseve. Norma e interesit arriti në 21%, nga 14% që ishte në muajin janar. Kreditë me afat shlyerjeje deri në një vit kanë pasur normë mesatare interesi prej 12%, sa në janar, ndërkohë që kreditë me afat më të gjatë kanë pësuar rënie të normave të interesit. Norma e interesit për kreditë me afat maturimi deri në 3 vjet mesatarisht ishte 15%, për kreditë me afat deri në 5 vjet ka qenë 14% dhe kreditë me afat mbi 5 vjet me 10%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›