E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka zvicerane humb 7. 5 miliardë euro

Banka Kombëtare e Zvicrës mund të ketë humbur në bilance deri në 10 miliard franga, apo 7.5 miliardë euro, nga ndërhyrjet gjigande në tregjet monetare për të kufizuar vlerën e frangës. Vëzhguesit e tregjeve presin që banka qendrore të raportojë humbje

të mëdha kur të publikojë bilancet e tremujorit të dytë, në mes të gushtit. Ekonomistët nuk janë në gjendje të bëjnë një parashikim të saktë, pasi Banka nuk e zbulon se kur, apo me çfarë interesash, ka shitur franga dhe ka blerë monedha të tjera, kryesisht euro, muajt e fundit. Sidoqoftë, Martin Neff, krye-ekonomist i bankës Credit Suisse, thotë se është e sigurt se do të ketë humbje të mëdha. Felix Brill i kompanisë së konsulencës ekonomike Ëellershoff & Partners thotë se banka qendrore do të ketë humbje të konsiderueshme. Një sinjal indirekt i kësaj dhimbjeje potenciale erdhi muajin e kaluar, kur banka qendrore mori një kthesë 180-gradëshe dhe deklaroi se do të pezullonte ndërhyrjet. Banka ia atribuoi këtë lëvizje rënies së shqetësimeve rreth rreziqeve deflacioniste në ekonominë vendase prej rritjes së frangës. Sidoqoftë, njerëz të jashtëm e panë këtë hap si një pranim të faktit se ndërhyrjet kanë dështuar. Rezervat në valutë të Bankës Kombëtare të Zvicrës janë mëse 4-fishuar që prej krizës financiare, duke arritur në 230 miliardë franga, me një rritje prej 135 miliardë franga prej dhjetorit 2009. Gjatë asaj periudhe, franga u rrit nga 1,5 në raport me dollarin, në 1,33 franga dhe kohët e fundit është rritur edhe më shumë në vlerë. Vlerësimi ka buruar nga frika e perspektivës së mëkëmbjes së eurozonës dhe rrezikut të dështimit të borxheve sovrane, krahasuar me statusin tradicional të parajsës që gëzon Zvicra.

Figuracionet e bankave greke, në rrezik
Disa bankierë kanë deklaruar se bankat greke mund të shtrëngohen të sqarojnë marrëveshjet e ndërlikuara të siguracioneve, në përpjekje për të ruajtur aksesin në financimet e bankës qendrore, një shenjë tjetër kjo e peshës me të cilën ato po përballen për shkak të krizës së borxheve sovrane të eurozonës. Mundësia e një veprimi të tillë bazohet në shqetësimin se rishikimi i ndërmarrë nga kompania e klasifikimeve Moodys Investors Service mund të bëjë që disa klasifikime të këtyre marrëveshjeve të sigurimeve të bien poshtë standardeve minimale të Bankës Qendrore Evropiane për tu përdorur si kolateral borxhesh. Pranimi si kolateral nga bankat qendrore i siguracioneve të mbështetura në asete (të njohura ndryshe si ABS), i ka ndihmuar bankat gjatë krizës financiare, duke lehtësuar presionin mbi bilancet, pasi atyre u mbetën në dorë miliarda dollarë në zotërim prej këtyre huave, që kishin ndërmend ti ripaketonin përpara se kriza e kreditit ti ngrinte tregjet e ABS-ve. Por deklasifikimi i çfarëdolloj marrëveshjeje greke poshtë dyshemesë aktuale të BQE-së, që është shkalla A3, ekuivalente me shkallën A- të Moodys, për siguracionet do të thoshte se çfarëdolloj bankeje do ti duhej o të pomponte para të tjera për të rritur nivelin e klasifikimit, ose ta prishte marrëveshjen.

Last Updated on E Shtune, 10 Korrik 2010 18:43

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›