Mbi 48 mijë invalidë pune, apel qeverisë për rritje pensioni
48600 invalidë të punës kërkojnë mosdiskriminimin e tyre jo vetëm në shoqëri po edhe në vendet e punës ku ata ndihen të harruar e jo vetëm. Çdo ditë në biseda miqsh çdo kush nga ne dëgjon se diku një invalid pune është pushuar me pa të drejtë
nga detyra e tij, por natyrshëm na vjen në mendje një pyetje. Sa mundemi ne të jemi socialë ndaj kësaj kategorie sa i pranojmë ashtu si janë, çbëjmë për ti ndihmuar sadopak... Kjo kategori e cila përveçse nuk vlerësohet aspak me ndihmë ekonomike duke u gënjyer me një shumë qesharake si pension mujor, nuk përfiton as kompensim të energjisë e të taksave e gjendet sot në gjendje kritike. Në një intervistë për gazetën SOT, Abdulla Omuri, kryetar i Shoqatës Kombëtare të invalidëve shpjegon të gjitha problemet që ka kjo kategori e të gjitha hallkat e ligjit për të drejtat e invalidëve të punës të drejta që në 70 për qind të situatave e të rasteve nuk zbatohen. Ndër të tjera kryetari i shoqatës Omuri deklaron se edhe ndaj pagesës së paaftësisë për invalidët janë kryer mjaft padrejtësi e janë dhënë në disa rrethe të vendit plot 3240 pensione për të ashtuquajturit invalidë pune.
- Sa është numri në total i invalidëve të punës në të gjithë vendin dhe çfarë problemesh ka kjo kategori?
Këshilli Kombëtar i Shoqatës së Invalidëve të Punës së Shqipërisë, në mbledhjen e tij të radhës rreth dy muaj më parë, mori në analizë gjendjen e mbi 48600 invalidëve të punës. Nga të gjithë përfaqësuesit e 36 degëve të Shoqatës në rrethe të vendit doli se për invalidët e punës ka qenë një vit i vështirë në të gjitha drejtimet, pavarësisht se nga qeveria dhe vetë kryeministri është folur shume në lidhje me shtresat në nevojë, realiteti është shumë i hidhur. Kryesia e Shoqatës së Invalidëve të Punës të Shqipërisë e pa të arsyeshme që këto shqetësime të mos bëheshin publike para datës së zgjedhjeve. Shqetësimet e invalidëve të punës janë të shumta duke nisur nga më elementarja transporti, firmat private nuk i marrin absolutisht parasysh kartat e invalidëve duke i injoruar ato në shumë raste, pensioni për këtë kategori është në një masë qesharake e tepër diskriminuese, përpos edhe ndihmat apo subvencionet e taksave, apo rimbursimin ilaçeve. Nga ana tjetër edhe vendimi i i fundit i qeverisë, për ngritjen e pensioneve nuk përmbush realisht interesat e invalidëve të punës, mbasi invalidëve të punës ju është mohuar 500 lekësh me VKM 461datë 21 qershor 2006, dhe për gjithë këtë kohë nuk ka pasur asnjë kompensim, si dhe ju është mohuar rillogaritja e pensioneve në bazë të ligjit 9588 datë 25 korrik 2006.
- Çfarë kërkoni ju konkretisht nga instancat shtetërore, a përfitojnë invalidët e punës kompensim të energjisë apo medikamente të rimbursuara?
Dua të them që pensionet e invalidëve të punës janë më të diskriminuarit, ndërsa së dyti dua të theksoj edhe faktin se vendimi i Qeverisë për kompensimin e energjisë0 elektrike për invalidët e punës nuk zbatohet dhe nuk kompensohet në përputhje me ngritjen reale të çmimit të energjisë elektrike. Aktualisht kompensimin e energjisë elektrike e përfitojnë vetëm 10420 invalidë. Ndërsa një tjetër problem është fakti që nuk bëhet rimbursimi i ilaçeve dhe medikamenteve për invalidët e punës të cilët në bazë të ligjit duhet ti përfitojnë invalidët e plotë falas dhe invalidët e pjesshëm me 50% të vlerës. Por duket se problemet për këtë kategori nuk kanë të sosur e në lidhje me këtë mund të them se invalidët në vend janë të harruar nga instancat shtetërore. Në lidhje me punësimin e invalidëve të punës, nuk zbatohet asnjë nismë ligjore edhe pse qeveria merr nisma të tilla, ku një legjislacion mjaft i kompletuar është në favor të invalidëve të punës, duke përfshirë këtu dhe skandalet se këta persona ndihen kudo në çdo institucion të diferencuar e të diskriminuar e çdo ditë pushohen nga puna pa të drejtë.
- Ju thoni që edhe përsa i përket punësimit të kësaj kategorie ka probleme, a ekziston një ligj ku janë të sanksionuara me ligj elementet që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara?
Dua të sqaroj se të gjithë invalidët e punës që janë pushuar nga ndërmarrjet kanë varësi shtetërore. Dihet se invalidët e punës gëzojnë një mbrojtje ligjore sipas standardeve ndërkombëtare për punësimin e tyre, aktualisht janë3 ligje. Në këtë pikë kujtoj mbledhjen e qeverisë një vit më parë ku kryeministri tërhoqi vëmendjen për punësimin e personave me aftësi të kufizuara Por edhe pas kësaj përditë ka mjaft raste ku invalidët po hiqen m të padrejtë nga puna e po diskriminohen e askush nuk penalizohet. Ndërkohë janë prishur raportet e përfitimit financiar, për invalidët e punës që kanë nevojë për shërbime. Konkretisht një invalid pune që ka nevojë për shërbime përfiton një pension 2300 lekë në muaj dhe një invalid i lindur që ka nevojë për shërbime përfiton një pension 8000 lekë në muaj. Kjo është plotësisht absurde sepse një invalid kontribuues përfiton 3 herë më pak se një invalid që nuk ka qenë kontribuues. Po të studiosh legjislacionin ndërkombëtar një veprim i tillë është i pa pranueshëm. Një tjetër e drejtë e cenuar e kategorisë së invalidëve është gjendja e rëndë ekonomiko-financiare që ka rënduar në maksimum edhe problemet sociale në familjet e tyre. Konkretisht një invalid pune i plotë përfiton një pension invaliditeti mesatar mujor në masën 16300 lekë në muaj. Ndërsa një invalid pune i pjesshëm me të drejtë pune përfiton një pension mesatar mujor 50% e pensionit të invalidit të plotë.
- A është shumë e shtrenjtë jeta e një invalidi të punës, çfarë ndihmash merr kjo kategori a është e përjashtuar nga taksat, kjo kategori?
Po të bëjmë një analizë të shpenzimeve të një familje të një invalidi të plotë do të rezultojë si më poshtë. Një familje e një invalidi të punës paguan energjinë elektrike 5320 lekë në muaj, paguan 2170 lekë në muaj për ilaçet, paguan 800 lekë në muaj telefon, paguan 1400 lekë në muaj ujë, paguan vetëm për bukë thatë 8400 lekë në muaj, paguan për ushqime të thjeshta 8630 lekë në muaj. Përbërja familjare e invalidëve të punës sot aktualisht është 4.7-5.3 pjesëtare në familje. Përfitimi mujor i akorduar nga qeveria nuk i del një familjeje normale të kësaj kategorie. Invalidët e punës në bazë të disa ligjeve, janë të përjashtuar nga taksat e drejtpërdrejta, si nga taksat nacionale, po ashtu edhe nga ato lokale. Këtu theksojmë se për taksat nacionale kemi patur një bashkëpunim më të mirë, ndërsa për taksat vendore ky ligj nuk zbatohet, prandaj Ministria e Brendshme duhet detyrimisht të nxjerrë një udhëzim mbi taksat vendore dhe të mos lihet në dorë të pushtetit vendor për arsye se nga këto të fundit nuk zbatohet kurrë. Në këtë udhëzim duhet të përcaktohen saktë, se nga cilat taksa dhe tarifa përjashtohen invalidë e punë në përputhje me ligjin dhe dokumentet që vërtetojnë statusin e invalidëve të punës.
- Është folur shpesh për problemet e transportit dhe për vështirësitë që kanë invalidët e punës për këtë shërbim, çmund ti kërkoni instancave shtetërore në lidhje me këtë?
Mos zbatimi i ligjit për transportin për invalidët e punës qoftë në atë urban, qoftë në atë interurban. Sqarojmë këtu se Ministria e Transporteve lëshon të gjitha licencat e subjekteve private që kryejnë transportin e udhëtarëve interurban duhet të merren veprime ndëshkuese për të gjitha ato subjekte që shkelin ligjin. Ndërkohë zbehja e bashkëpunimit të strukturave shtetërore me shoqatën, e cila është e përcaktuar edhe në ligje ka sjellë dhe do të sjellë shumë çrregullime ndaj kësaj shtrese që gëzojnë një mbrojtje ligjore. Në lidhje me shqetësimet e ngritura më lart është e nevojshme të bëjmë disa komente. Neglizhenca e dikastereve përkatëse ndaj kërkesave të invalidëve të punës, ka bërë që të mos zbatohet ligji për këtë shtresë.
- Është folur shpesh se në qytete me më masën e pensionit që përfiton kjo kategori abuzohet, sipas jush përse ndodh kjo dhe e kujt është përgjegjësia?
Kjo neglizhencë shkon deri në atë masë, ku për vitin 2009, si rezu