Bankat: Kredia konsumatore, shtrëngohen kriteret
Kërkesa për një shtrëngim të kushteve për këtë kredi vjen pasi një pjesë e madhe e këtyre financimeve që bankat bëjnë për individët paraqesin vonesë dhe probleme në shlyerje. Një pjesë e mirë e bankave të nivelit të dytë për kredinë konsumatore kanë filluar që të vendosin si kriter të detyrueshëm marrjen e pagës në atë bankë të klientit dhe në disa raste edhe të dorëzanësit.
Kredia për konsum do të jetë më e vështirë për t’u marrë gjatë pjesës së dytë të vitit. Reagimi vjen nga ana e sistemit bankar, që bën të ditur se do të shtrëngojë më tej kushtet për kredinë konsumatore gjatë muajve në vazhdim. Kërkesa për një shtrëngim të kushteve për këtë kredi vjen pasi një pjesë e madhe e këtyre financime që bankat bëjnë për individët paraqesin vonesë dhe probleme në shlyerje. Një pjesë e mirë e bankave të nivelit të dytë për kredinë konsumatore kanë filluar që të vendosin si kriter të detyrueshëm marrjen e pagës në atë bankë të klientit dhe në disa raste edhe të