Policia, pagat e reja sipas gradave
Drafti i Policisë së Shtetit ka pësuar rreth 30% ulje nga shqyrtimi në Departamentin e Administratës Publike Tabela e rritjes së pagave, pas implementimit të ligjit të gradave. Policët e rolit bazë, rritje standarde
TIRANË- Rreth 17 mijë punonjësit e policisë janë në pritje të pagave të reja, pas implementimit të ligjit të gradave. Megjithëse më 11 qershor, në radhët e policisë së shtetit ka filluar zbatimi i sistemit të ri të gradave, është ende në pikëpyetje miratimi i pagesës në funksion të këtyre gradave. Prej kohësh, drafti që pasqyron koston finaciare të ligjit të ri të policisë së shtetit ka shkuar në institucionet përkatëse, por ende nuk dihet se kur ky draft do të kalojë për miratim në Këshillit e Ministrave. Pak ditë më parë, ka qenë drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi, ai që ka bërë me dije se ekspertët e Policisë kanë përgatitur propozimet e tyre për pagat, që tashmë pritet të miratohen nga Ministria e Financave dhe më pas nga qeveria. Por mesa duket, propozimet e Policisë së Shtetit kanë qenë tepër të “fryra” për qeverinë, edhe pse prej kohësh kanë premtuar trajtim më të mirë financiar për punonjësit e policisë.
***
“Shekulli” ka siguruar rritjen e pagave sipas gradave, pas rishikimit të propozimeve nga Departamenti i Administratës Publike. Në këtë draft nuk janë përfshirë policët e rolit bazë, të cilët pritet të kenë një rritje standarde prej 5 për qind të pagës, ndërsa paga bazë e nëninspektorëve do të jetë 34 mijë lekë të reja. Të paktën këtë vlerë ka miratuar DAP, megjithëse kjo vlerë e miratuar është rreth 30 % më pak nga ajo sa ka propozuarnë draftin e saj Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Në Policinë e Shtetit, deri më tani ekziston vetëm projekti i DAP-it mbi strukturën dhe nivelin e pagavepër punonjësit e policisë, ndërsa pritet që ky draft të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Është pikërisht ky projekt-vendimqë po diskutohet në Ministrinë e Financave. Në bazë të këtij drafti, rroga bazë më e ulët është ajo e nëninspektorit,ndërkohë që parashikohen po për të njëjtën gradështesa në bazë të funksioneve dhe detyrave në policisë e shtetit.
***
Drafti që pritet të miratohet së shpejtipërcaktonpagesën bazë për të katër nivelet e uniformave blu, klasifikim i cili bëhet në bazë të sistemit të ri të gradave. Nga grada e nëninspektorit në atë të inspektorit, rritja e parashikuar e pagës është vetëm 3 mijë lekë të reja. Drafti përcakton rrogën bazë dhe më pas shtesa për funksione dhe detyra të ndryshme që kanë inspektorët, kryeinspektorët,komisarët e deri tek drejtori i Përgjithshëm i policisë së shtetit, rroga bazë e të cilit është 115 000 lekë të reja.Nga ajo sa shpjegojnë burime të policisë së shtetit thuhet se nga ky sistem do të përfitojnë rritje të ndjeshme të pagesës nivelet e ulëta të punonjësve të policisë. Megjithëse Departamenti iAdministratës Publike ka ulur rreth 30%të vlerës të pagesës bazë, të propozuar nga strukturat e Ministrisë së Brendshme, nuk është ky shqetësimi më i madh në polici. Premtimi i qeverisë se me sistemin e ri të gradave do të kishte edhe rritje pagash duket se ka përgatitur për këtë proces gjithë punonjësit e policisë së Shtetit. Fakti që ende ky draft nuk ka kaluar në Këshillin e Ministrave për miratim, bën që më 1 korrik punonjësit e policisë së shtetit të kenë grada të reja, por të paguhen me sistemin e vjetër financiar. Vendosja e sistemit të gradave në policinë e shtetit ka nxjerrë jashtë skemës rreth njëmijë punonjës, për shkak të mos plotësimit të kritereve.