E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fazë e re në marrëdhëniet Birmani-SHBA

Zonja Klinton, zyrtarja më e lartë amerikane që viziton vendin në gjysmë shekullin e fundit, i tha Presidentit se ishte “inkurajuar” nga ndryshimet e fundit politike në vend.

SHBA-të mbajnë sanksione të forta mbi figurat kryesore politike në Birmani, por një seri reformash kanë rritur spekulimet për fundin e izolimit dhjetëra vjeçar.

Megjithatë, zyrtarët amerikane kanë theksuar se ka pak gjasa që gjatë vizitës së Klintonit në Birmani, të shpallet ndonjë lehtësim sanksionesh.

Analistët thonë se ka më shumë gjasa që të ndërmerren hapa simbolikë, si ai i rritjes së prezencës amerikane në vend, duke kaluar nga mision në ambasadë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-01 08:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›