E Diel, 1 Nëntor 2026

Bankat?! Zyrtarët janë të mbytur në borxhe tek individët. Robert Çeku hetohet për borxhin 200 mijë euro

Share

Këto janë piramidat e reja. Qindra zyrtarë kanë marrë borxh tek individët. Ish- kreu i KLSH deklaron se ka marrë 200 mijë euro borxh tek një individ, pa asnjë interes

Para pak kohësh, Dhoma e Tregtisë e Tiranës ngriti alarmin e borxheve jashtë sistemit bankar, një bombë me sahat. Por një listë e publikuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurisë është e frikshme. Ajo tregon se plot 276 zyrtarë të shtetit kanë marrë gjatë vitit 2010 borxh ndaj të tretëve. Në këtë listë është edhe ish- kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas Panorama, Robert Çeku ka deklaruar një shumë stratosferike, plot 200 mijë euro borxh të marrë ndaj të tretëve. Këtë shumë gjigande ai e ka deklaruar tek ILDKP vitin e fundit dhe jo më parë, duke shmangur kështu sulmin që mund ti bënte media. Mësohet se ILDKP ka nisur një hetim për këtë transaksion gjigand, kurse vetë Çeku thotë se do e shlyejë këtë borxh për 25 vite, d.m.th kur të jetë 86 vjeç. Shuma është marrë pa asnjë interes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›