E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha: Tirana, mungesë të theksuar në sinjalistikën rrugore

Ky është vetëm një fragment i kaosit të përditshëm në qarkullimin rrugor. Ndodhemi tek Ura e Teknologjikes, në rrugën që lidh Tiranën me Komunën Kashar. Një prej akseve më të ngarkuara nga trafiku. E për këtë arsye ajo është zgjedhur nga drejtues të lartë të policisë për të demostruar se si mund të menaxhohet trafiku dhe se si mund të parandalohen aksidentet. E në këtë demonstrim kanë marrë pjesë 150 efektivë të policisë rrugore, të trainuar nga misioni Pameca. Gjithçka është ndjekur nga afër nga vetë ministri i Brendshem, Basha, i cili premtoi mbështetje ligjore për policinë, por u ndal edhe tek qarkullimi kaotik i Tiranës, duke vënë theksin tek mungesa e sinjalistikës rrugore.
Ndërsa kreu i delegacionit të Komisionit Europian, Helmut Lohan, deklaroi se numri i madh i viktimave që vijnë nga aksidentet rrugore dhe lëvizja e madhe e automjeve kërkon policë të trainuar dhe një angazhim të të gjithë aktorëve.
150 efektivët e policisë rrugore janë trainuar për 1 muaj nga ekspertë të misionit PAMECA, i cili asiston prej vitesh policinë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›