Bankat dalin me humbje
Bankat llogarisin se kanë humbur mbi 13.6 milionë USD në 10 muajt e parë të vitit nga mosarkëtimi i interesave të kredive me probleme. Të dhënat e fundit nga shoqata e bankave tregojnë se interesi i munguar nga kreditë e këqija është sa 30% e fitimeve totale që bankat kanë realizuar gjatë dhjetëmujorit. Humbjet për shkak të kredive të këqija janë rritur me 70% krahasuar me një vit më parë, kur ato ishin gati 8 milionë dollarë. Ndërsa krahasuar me tetorin e vitit 2008, ato janë rritur me 1.6 herë. Të dhënat tregojnë se kreditë e këqija arritën në fund të dhjetëmujorit në 14.1% e totalit, ose afro 670 milionë USD.