E Diel, 1 Nëntor 2026

Hapet universiteti i pare teologjik ne Shqiperi

KMSH

Pas vendimit të marrë nga Kryesia e Komunitetit Mysliman më 15 shtator 2010 për hapjen e universitetit nga ana e këtij institucioni, komisioni i ngarkuar për hartimin e dosjes së aplikimit gjatë kësaj kohe ka përgatitur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hapjen e universitetit në Shqipëri. Dje është bërë e mundur dorëzimi i dosjeve në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. Kryetari i KMSH-së ka firmosur kërkesën zyrtare drejtuar ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, për licencimin e Universitetit që do të themelojë Komuniteti Mysliman. Universiteti plotëson kështu të gjithë ciklin e arsimit pas atij parauniversitar që ka fi lluar me rihapjen e Medreseve në vitin 1991. Kryesia e KMSH-së në shtator të 2010-s fillimisht ka caktuar komisionin që do merrej me hartimin e dosjes së aplikimit. Pas një pune disamujore nga komisioni, grupi ka dorëzuar zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të gjitha dosjet dhe dokumentet sipas udhëzimeve përkatëse të ministrisë për licencimin e arsimit privat, në këtë rast për hapjen e universitetit, dosje këto të përbëra nga mijëra faqe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›