Buxheti shtohen 500 mije USD per pronaret
Permes nje akti normativ qeveria ka bere edhe disa ndryshime ne kahun e shpenzimeve ndryshime te cilat sic duket jane imponuar nga bilancet e fundvitit. I botuar ne Fletoren Zyrtare akti normativ rrit fondin per ish-pronaret dhe per investimet publike por nga ana
tjeter ul ate per shpenzimet administrative pagat dhe pensionet.
Ish-pronaret
Buxheti i rishikuar i ketij viti parashikonte qe fondi per ish-pronaret te ishte 17 milione dollare. Ne aktin normativ qeveria ka percaktuar qe ta rrise kete fond me 500 mije dollare permes transfertave nga buxheti duke e cuar ne total kete fond 17.5 milione dollare. Nga ana tjeter edhe AKKP-ja ka bere te ditur se ka shperndare se fundmi edhe nje fond prej 3 milione dollaresh per plot 400 pronare qe nuk kishin mundur te aplikonin me pare per arsye te ndryshme. AKKP shperndan kompensimin per pronaret qe jane prekur nga ndertimet informale me keste ku vetem kesti i pare ze 21.87 per qind te shumes totale. Te ardhurat sigurohen nga Agjencia e Legalizimeve permes procesit te legalizimit dhe me pas keto i transferohen AKKP-se e cila ben shperndarjen sipas nje liste te paracaktuar te pronareve qe kane aplikuar per te drejten e kompensimit.
AKTI NORMATIV
Akti normativ i qeverise rrit shpenzimet kapitale dhe ul ato administrative. Keshtu per investimet shpenzimet jane rritur nga 66.7 miliarde leke qe ishin ne 71 miliarde leke duke u rritur keshtu me plot 4.2 miliarde leke. Fondi per rruget i cili ne buxhetin e rishikuar eshte 30.2 miliarde leke behet 35.2 miliarde leke me plot 5 miliarde te shtuara ketij fondi. Fondi i rezervave dhe ai i kontigjencave kane mbetur te pandryshuar perkatesisht aq sa ishin 2.5 miliarde leke dhe 2.7 miliarde leke. Nderkohe shpenzimet korrente kane pesuar nje ulje me 3.8 miliarde leke. Nga 225.6 miliarde leke qe ishin fillimisht jane bere 221.8 miliarde leke.
Shpronesimet
Qeveria ka percaktuar ne aktin normativ me te fundit per buxhetin e vitit 2010 edhe se ku do te shkojne parate e mosrealizimit te shpenzimeve apo tejkalimi i te ardhurave nga institucionet e ndryshme shteterore. Keshtu te gjithe ato institucione qe nuk kane arritur te kryejne shpenzimet e parashikuara dhe si rezultat i kesaj kane ende gjendje monetare ne fund te ketij viti jane te detyruar ta kalojne ate ne llogarine unike te Thesarit. Po keshtu do te veprojne edhe institucionet qe kane arritur te tejkalojne planin e te ardhurave. Keto para qe do te grumbullohen do te shkojne ne llogarine e shpronesimeve per interesa publike. Ky fond u jepet qytetareve qe preken nga ndertimet publike qe ben shteti.
Pagat dhe pensionet
Shpenzimet per rritjen e pagave dhe pensioneve per vitin 2010 duket se i kane rezultuar me te uleta qeverise kjo nese bejme diferencen mes asaj qe ishte parashikuar dhe asaj qe percaktohet ne aktin normativ. Fondi per rritjen e pagave dhe pensioneve eshte ulur me 4.2 milione dollare. Ky fond ne buxhetin e rishikuar te korrikut ishte 4.7 miliarde leke ndersa me aktin normativ percaktohet 4.2 miliarde leke.
NERTILA MAHO