Bankat dhe noterët akset në Regjistrin e Gjendjes Civile

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, thotë se qeveria i ka hapur rrugën një nisme të tillë, por janë vetë aktorët e interesuar ata që duhet të nisin procedurat.
"Qëndrimi jonë është dhe pak më i avancuar se i Dhomës së Noterëve. Do donim që të vendosim një komunikim direkt dhe besoj se edhe gjithë aktorët e tjerë. Konsultimin me rregjistrin apo me bazën e të dhënave të dokumentave të identitetit, besoj që janë rrugët më të sigurta për të realizuar një informacion online siç e bëjmë ne për dokumentat e identitetit", u shpreh Poni.
Ai thotë se ky proces nuk e vë aspak në rrezik sigurinë e ruajtjes së të dhënave personale të shtetasve, pasi aksesi është i limituar dhe nuk mund të bëjnë ndërhyrje në databazën e të dhënave.
"Nëse bëhet si duhet nuk ka asnjë rrezik. Përgjithësisht bëhen protokolle të autorizuara dhe në ato protokolle ata janë vetëm lexues. Ata nuk mund të manipulojnë apo menaxhojnë të dhënat apo të marrin informacione për të cilat nuk janë të autorizuara”, shtoi ai për AS. Kërkesa për akses në databazën e regjistrit elektronik të gjendjes civile erdhi pak ditë më parë nga presidentja e Dhomës Kombëtare të Noterëve, Mimoza Sadushi. Por nga ky shërbim përfitues mund të jenë edhe bankat e nivelit të dytë, kompanitë e sigurimeve etj. /Start/
2012-03-18 09:39