E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, lumi i gjakut vazhdon

"Të paktën 27 persona u vranë dhe 140 të tjerë u plagosën nga dy shpërthimet të konsideruara nga autoritetet si terroriste", deklaroi kanali televiziv shtetëror sirian, duke përcaktuar se tre trupa të masakruar figuronin mes të vdekurve.

Kanali kishte njoftuar më parë se dy sulmet kishin në shënjestër një drejtori të policisë kriminale dhe një qendër të shërbimeve sekrete.  "Dy shpërthimet ndodhën në qendër të Damaskut, i pari mes bulevardit të Bagdadit dhe lagjes al-Qasaa, dhe i dyti në lagjen Duar al-Jamarik, zona e doganës", theksoi kanali tjetër televiziv shtetëror, që përmendi makinat bombë./Start/

                                                                                             2012-03-18 10:26
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›