Vendim n’ terr

Termocentrali Kosova B u vendos që të jetë pjesë e projektit Kosova e Re. Deputetët e Kuvendit të Kosovës e aprovuan të enjten, pa pasur shpjegim të qartë se çfarë do të thotë ky vendim. Asnjë dokument zyrtar i ofruar nga Qeveria e Kosovës, nuk e qartëson sa duhet se cili do të jetë përfitimi i Kosovës nga ky transaksion, as edhe strategjia e energjisë 2009-2018. Njohësit e kësaj fushe vlerësojnë se ky është vendimi më i pamenduar që ka mundur të merret ndonjëherë.
“Është dashur të dalë dikush dhe të thotë përse është më mirë me dhanë Kosovën B. Por, nuk është bërë asnjë vlerësim se prej nga vjen ideja që me futjen e B-së do të mundemi me llogaritë 20-25 për qind aksione”, pohon drejtori i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, Luan Shllaku.
Sipas tij, ky vlerësim u është lënë në dorë këshilltarëve të transaksionit, të cilët po të kishin bërë ndonjë analizë të mirë, qeveritarët do të kishin lodhur publikun duke ua paraqitur atë.
Shllaku thotë se Kosova B do të duhej të mbetet jashtë dhe të privatizohej nga dikush tjetër, në mënyrë që të mos i lejohej pronarit të Kosovës së Re të krijojë monopol të energjisë elektrike në Kosovë.
Ai arsyeton se vetëm pjesa e Sibofcit që do të shfrytëzohet nga termocentrali i ri për prodhim të energjisë dhe infrastruktura tjetër e investuar deri më tani nga Qeveria e Kosovës në këtë mihje do të mjaftonin që Kosova të këtë aksione mbi vlerën 25 për qind.
“Nuk kemi kurrfarë arsyeje me ua falë. Qeveria ka investuar mjete për blerjen e ekskavatorëve për mihjen”, thekson Shllaku.
Megjithatë, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula, thotë se kjo është mundësia më e mirë e mundshme e përkrahur nga Këshilltarët e Transaksionit dhe partnerët ndërkombëtarë.
Futja e Kosovës B në pakon tenderuese të Kosovës së Re, sipas saj, do të maksimalizojë përqindjen e aksioneve të Qeverisë në projektin e ri, por se sa do të jenë këto aksione, ajo thotë se do të diskutohet me kompaninë që fiton tenderin.
Ndërkaq, për mënyrën e shfrytëzimit të mihjes së Sibofcit, numri një i MEM-it shpjegon se do t’i ofrohet investitorit të ri për aq kohë sa të gjenerojë dhe të furnizojë të tria termocentralet nga kjo mihje.
Por, nuk e qartëson nëse Qeveria do të jetë aksionare në këtë mihje, apo investitori i ri do të ketë të drejtën të shfrytëzojë thëngjill sa të dojë. “Investitori sa të investojë në mihje, do të ketë edhe aksione”. Shiroka-Pula tregon versionin e ri të shfrytëzimit të mihjes që nuk është përmendur deri më tani.
Megjithatë, është i përafërt me Memorandumin e parakualifikimit që u është dorëzuar kompanive që tashmë kanë konkurruar në tenderin për ndërtimin e Kosovës së Re.
“Në shkëmbim të kontributit të portofolit të definuar të aseteve minierës, infrastrukturës dhe tokës, pritet që Qeveria e Kosovës të marrë pjesëmarrje në çfarëdo kompanie të re mihjes apo ndërmarrjes, e cila formohet në këtë projekt”, thuhet në këtë memorandum.
Këtu shihet se edhe maksimalizimi i vlerës së aksioneve të Qeverisë në njësitë e reja të TC Kosova e Re ka qenë paraparë të bëhet që nga viti i kaluar përmes përfshirjes së Kosovës B në projekt.
Këtë e ka kundërshtuar ish-ministri i Energjisë dhe Minierave, Et’hem Çeku, duke e quajtur vendim politik. “E kanë vendosur në njëfarë forme politike”, thotë Çeku, për futjen e Kosovës B në projekt.
Sipas tij, nuk ka logjikë që një termocentral i cili prodhon mbi 600 MW, të jepet për 25 për qind të aksioneve në një projekt që pritet të filloj me kapacitetet të njëjta prodhuese. “Nuk jemi kundër privatizimit të B–së, por jo me këtë pako tenderuese dhe në këtë formë”, pohon Çeku.
Sipas tij, ky është vendimi më i keq i marrë ndonjëherë, pasi që Qeveria ka mundur të këtë aksione të mjaftueshme vetëm përmes minierës së Sibofcit dhe infrastrukturës që e ka në dispozicion, tregun dhe kontratën për blerjen e energjisë, që do t’i sigurojë prodhuesit.
Për minierën e Sibovcit, ai kërkon që të vihet në dispozicion të pronarit të ri vetëm për kapacitetet që ai do të prodhojë, për të cilat duhet t’i kryejë të gjitha obligimet financiare ndaj Qeverisë së Kosovës.
Kryetarja e Komisionit për Energji..., Myzejene Selmani, shpjegon se ndërtuesi i Kosovës së Re, Sibofcin do ta marrë në bazë të Ligjit për miniera, i cili nuk lejon t’i jepet me koncesion, por i jepet licencë për shfrytëzim të thëngjillit.
“Ai paguan licencën dhe të gjitha taksat për hulumtim, por nuk ka koncesion në këtë”, thekson Selmani.
Në strategjinë e energjisë thuhet se sasia totale e eksploatueshme e linjitit në “Mihjen e Re” vlerësohet të jetë 830 milionë tonë, sasi kjo që, përveç kapaciteteve gjeneruese ekzistuese, mundëson edhe furnizimin me linjit të një kompleksi termoenergjetik prej rreth 2000 MW për 40 vjet.