E Diel, 1 Nëntor 2026

Kooperativa e PS, Gjoni: Ne opozite vuan elektorati jo lideri



Debati i zhvilluar dy dite me pare mes deputetit te PS-se, Ilir Gjoni, dhe kreut te PS-se, Edi Rama, ne Asamblene Kombetare ka vijuar dhe dje ne rrjetet sociale. Ndersa nje pjese e debatit u publikua ne media, pavaresisht bllokimit qe iu be nga kreu i PS-se eksesit ne mbledhje, dje ne rrjetin social "Facebook", Ilir Gjoni ka hedhur pjesen me te madhe te tezave te debatuara me kryetarin Rama. Gjoni thote se ka ngritur ne mbledhje disa shqetesime ne lidhje e strategjine e PS-se per zgjedhjet. Ai nuk i fsheh rezervat per strategjine e Rames, duke thene se duket sikur gjate 7 viteve ne opozite ka vuajtur me shume lideri se elektorati. "Deklarova se nje strategji pa ushtri eshte nul. Se elektorati duhet te jete ne qender te programit. Socialisti qe ka luftuar e sakrifikuar gjate tere ketyre viteve te veshtira dhe jo lideri, ashtu sic paraqitej ne prezantimin e kryetarit, ku, sipas tij, ne qender te fushates (per shkak te sistemit?!) vihet Lideri, pasi ai 'ha gjithe balten dhe vleresimet'", - shprehet Gjoni. Deputeti i PS-se komenton dhe shprehjen qe lidhet me kooperativen, duke theksuar se ai nuk e ka pasur asnje moment fjalen per deputetet gjate diskutimit te tij, por kjo eshte keqkuptuar nga ana e kryetarit. "Sa i perket replikave me Kryetarin e Partise, pata pershtypjen se Kryetari beri nje lapsus frojdian, pasi une ne diskutimin tim nuk permenda kurrkund deputetet, por ai i ndodhur para stresit te kuptueshem paraelektoral dhe nje ndjeshmerie qe ekziston nder strukturat e partise, ne te gjitha nivelet, per te percaktuar ne kohe vendin e gjithkujt ne kete beteje elektorale u shpreh, (sipas gjykimit tim) gabimisht, duke thene se deputetet jane liste kooperative, pra pa ndonje vlere, por jane te tille deputete, pasi Une (Kryetari) i kam vene ne liste", - shprehet Gjoni. Me tej, deputeti i PS-se shton se reagimi i tij ka ardhur, pasi ai ka folur ne Asamble si anetar i saj dhe jo si deputet. "Nese kishte ndonje objeksion me diskutimin tim nuk kishte perse te perfshinte gjithe grupin e deputeteve, pra nuk duhej te viktimizonte dhe deputetet e tjere; se treti nese kishte ceshtje per te diskutuar me deputetet mund t'i ngreje ato ceshtje ne Grupin Parlamentar dhe se fundi, krahasimi nuk ishte i gjetur se, sipas kesaj, i binte qe ai te ishte kryetar i kooperatives", - shprehet deputeti Gjoni. Me tej, ai sqaron dhe disa pjese nga diskutimi, ku thekson se ka folur per programin dhe shkundjen e strukturave te PS. "Perspektiva e ardhjes ne pushtet kerkon nje vizion te ri te gjerave te cilin, duhet ta kapin njerezit, pra te jete i kuptueshem e i prekshem per elektoratin. Shtrova nevojen e nje shkundje e vete strukturave te PS duke vene theksin te hapesirat demokratike te saj, angazhimi sa me shume njerez dhe vleresimi i militantizmit", - shprehet Gjoni.

Aleancat

Gjoni ka theksuar se ne Mbledhjen e Asamblese ka folur dhe per Aleancat, duke theksuar ato duhet te behen jo mbi baza individuale. "Diskutova per ceshtjen e aleancave, duke thene se problemi i aleateve eshte dhe ceshtje e evoluimit te vete atyre, por vleresimi i tyre duhet te jete produkt diskutimi ne PS, mbi baze te vlerave reale dhe jo vendimeve individuale. Nuk jam per deklarimet kategorike e apriori, por me shume i analizes se objektivave tona politike dhe perputhshmerise se faktoreve te tjere qe vertetohet me rrjedhen e ngjarjeve", - u shpreh Gjoni.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›