Rama zhgënjen grevistët: Harroni dëmshpërblimin po fitova zgjedhjet
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i ka kerkuar Kryeministrit Sali Berisha te nise negociatat me ish te perndjekurit greviste, per te degjuar kerkesat, ndersa nuk ka dhene asnje premtim per demshperblimin e tyre. Ai ka theksuar ne fjalen e tij dhe faktin se se bashku me ish-kryeministrin Pandeli Majko i ka takuar nga afer ish te perndjekurit per te njohur problemet dhe shqetesimet e tyre, po pa permendur ceshtjen e kompensimit financiar. "Kam shkuar t'i vizitoj nje nate nder te parat ne cadren e tyre. Bashke me Pandi Majkon dhe pa kamera e reportere nga pas. Sepse nuk donim qe te benim politike ne sfondin e vuajtjes se tyre sa te vjeter aq dhe te re. Me pyeten po ti cfare do te beje po te ishe kryeminister, do t'i demshperbleje sipas ligjit te gjithe te burgosurit politike? U thashe ligji eshte bere per t'ju genjyer jo per t'ju shperblyer dhe une s'ju genjej dot sot ne emer te atij ligji mashtrues", u shpreh dje Rama ne Kongresin e Gruas se PS. Rama ka zhgenjyer dhe pritshmerite e grevisteve, duke deklaruar se kur te vij ne pushtet nuk do te kete demshperblim. "Por, ju siguroj se as nuk do t'ju shperfillja kurre sic ju shperfill Saliu edhe pse voten ja keni dhene atij dhe jo mua, por kur te jem kryeminister vitin e ardhshem, do t'u kthej te burgosurve politike ne radhe te pare te drejten qe te respektohen jo thjesht si njerez, por si njerez qe kane ne trup, qe kane ne mendje, qe kane ne shpirt plage ndaj te cilave te gjithe kemi detyrimin te jemi te dhimbsur dhe te degjohen nga qeveria, ashtu sic e meritojne", u shpreh Rama. Kryesocialisti ka hedhur poshte akuzat e mazhorances, se greva e ish te perndjekurve politike eshte e organizuar nga opozita, ndersa ka deklaruar se kur te vije ne pushtet do te degjoje zerin e tyre, pa thene nese do t'i demshperbleje ata. "Une i them sot Kryeministrit behu burre dhe degjoi ata, leri marrezite, jepu fund pislleqeve qe po nxjerr perdite nga goja ndaj tyre dhe nxirri nga ai kalvar dhimbjesh dhe zjarresh, duke i pare sy me sy si njeriu njerezit jepi fund ketij turpi", - tha Rama. Kreu i PS-se ka theksuar se greven e ish te perndjekurve e ka nxitur vete Kryeministri dhe jo Partia Socialiste. "Eshte greve politike, thote qeveria. Jo, e verteta e hidhur eshte se ajo eshte nje greve urie per buken e gojes. E nxit Partia Socialiste, thote Saliu. Jo, ate greve e ka nxitur, organizuar dhe e mban gjalle tallja perbuzese e Saliut ndaj te burgosurve politike", - u shpreh Rama.