Bankat fituan 18 mln USD ne tremujorin e pare 2011
TIRAN- Sistemi bankar ka ecur me tregues pozitive gjate fillimit te ketij viti duke i bere balle edhe rritjes kredive me probleme. Te dhenat me te fundit te Shoqates se Bankave raportojne per nje fitim prej rreth 18 milione dollare nga i gjithe sistemi bankar ne vend. Pergjate periudhes Janar-Mars 2011 bankat kane rritur kapitalet e tyre si dhe kane zgjeruar portofolin e kredive si tek individet ashtu edhe tek bizneset.
Megjithate ka edhe prej atyre bankave qe nuk e kane nisur mbare vitin duke raportuar humbje gjate mujorit te pare. Ne vend ushtrojne aktivitet 16 banka nga te cilat kane preferuar te raportojne te dhenat vetem 13 prej tyre. Nga keto shtate banka raportojne se kane dale me fitim ndersa gjashte te tjera me humbje. Ato qe kane raportuar bilanc negativ gjate kesaj periudhe jane banka me kapital te vogel pa ndonje peshe te konsiderueshme ne sistemin e bankar te vendit.
Bilanci
Sipas bilanceve te deklaruara nga vete bankat deri ne fund te tre mujorit te pare te ketij viti perllogaritet qe i gjithe sistemi bankar ne vend te kete nje vlere asetesh prej me shume se 1 miliarde dollare. Ne total bankat kane leshuar rreth 504 milione dollare kredi me nje rritje prej rreth 9 milione dollare krahasuar me muajin shkurt. Pjesen me te madhe te kesaj shume rreth 60 per qind e perbejne kredite e leshuara ne monedhen evropiane.
Nderkaq depozitat paraqiten ne nivelin e 831 milione dollareve ndersa krahasuar me shkurtin kane pesuar nje rritje me rreth 7 milione dollare. Nga te dhenat mesohet se gjate muajve te fundit te vitit te shkuar te fillimit te ketij muaji individet kane qene me te prirur per te depozituar para ndersa bizneset per te marre kredi. Ky tregues sipas specialisteve shpjegohet me faktin se individet jane te prirur te kursejne per shkak te pasigurise ekonomike nderkohe qe bizneset kerkojne financime nga bankat kryesisht per kapital qarkullues per shkak te mungeses se likuiditeteve.
Kredite
Rritja e kreditimit gjate kesaj periudhe eshte shoqeruar edhe me rritje te kredive me problem. Shoqata e Bankave raporton se deri ne fund te muajit mars niveli i kredive me probleme ne sistemin bankar shqiptar arriti ne 14.7 per qind duke pesuar nje rritje me 0.1 rreth 1.5 miliarde leke per qind krahasuar me muajin shkurt. Nga perllogaritjet e bera deri ne fund te tre mujorit bankat kane deklaruar te humbura plot 22.7 miliarde leke te leshuara ne forme kredie ndaj bizneseve dhe individeve.
Kjo eshte nje shifer qe ka ardhur ne rritje pasi ne fund te vitit 2010 kredite e konsideruara te humbura nga bankat vleresoheshin ne rreth 19.6 miliarde leke. Pjesa me e madhe e kredive me probleme jane ato te marra nga bizneset megjithate edhe gjate tre mujorit te pare te ketij viti bizneset jane kredimarresit me te medhenj te sistemit bankar.
Vlera prej 22.7 miliarde leke ka te beje me kredite per te cilat bankat nuk kane me shprese se do te mund ti rimarrin mbrapsht por kjo nuk eshte shifra totale e kredive me probleme. Bankat e ndajne ne disa kategori portofolin e kredive duke filluar nga kredite e standarde kredite me dyshime e deri tek kredite e humbura. Vlen per tu theksuar se kategorite e kredive nen standard dhe me dyshim jane rritur gjate kesaj periudhe duke rritur keshtu premisat qe gjate tre mujoreve te ardhshem te kemi nje shtim te metejshem te kredive te humbura.
Kredite pse tregu orientohet tek euro
Me shume se 60 per qind e portofolit te kredive te bankave ne vend perbehet nga kredite ne valute. Kjo eshte cilesuar nje tregues jo teper i pelqyeshem nisur edhe nga fakti se kjo kategori kredimarresish jane te predispozuar qe te preken direkt nga luhatjet e kursit te kembimit ne rast se edhe te ardhurat nuk i kane ne valute. E megjithate tregu vazhdon te jete i prirur ndaj kredive ne valute kryesisht ne euro. Kjo jo per ndonje preference apriori te kredimarresve por per faktin se bankat ofrojne norma me te ulta per keto kredi.
Vrojtimi me i fundit i Bankes se Shqiperise mbi treguesit e kreditimit ne vend raporton se me shume se 80 per qind e kredimarresve biznese dhe individe qe kane marre kredi ne euro e kane bere ate per shkak te normave me te mira te interesit krahasuar me ate ne lek. Kjo diference pritet te rritet edhe me tej kur Banka e Shqiperise rriti me 0.25 per qind normen e interesit per monedhen vendase. Nje indikator tjeter qe orienton kredimarresit drejt euros jane edhe te ardhurat dhe shpenzimet qe ata kane ne valute.